Home»Thenie»“Çdo ditë është një mundësi e re për të ndryshuar jetën tënde dhe për të qenë personi që do të jesh”

“Çdo ditë është një mundësi e re për të ndryshuar jetën tënde dhe për të qenë personi që do të jesh”

Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga Demi Lovato, këngëtarja e njohur tashmë për gjithë vuajtjet që i është dashur të kalojë në jetë. Që nga varësia me drogën, problemet me jetën e saj personale e deri tek shërimi i plotë nga varësitë, ajo është burim frymëzimi për shumë të rinj anembanë botës.

“Qëndro i fortë, ji guximtar, dashuro fort dhe vërtet, dhe nuk do të kesh asgjë për të humbur më vonë”.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të ndryshuar jetën tënde dhe për të qenë ai që do të jesh”.

“Çdo gjë do të shkojë mirë. Pavarësisht se sa të vështira janë problemet e tua, ti mund të ngrihesh mbi to dhe të dalësh në krye”.

“Dashuria është më e zhurmshme se sa presioni për të qenë perfektë”.

“Ji ai që je dhe mos e lejo askënd të të ndikojë në besimin që ke brenda vetes tënde”.

“Je më i fortë nga sa mendon se je. Vazhdo të ecësh përpara. Mos hiq dorë nga ëndrrat e tua dhe mos e lejo askënd të të ndalë”.

“Kam arritur të kuptoj se gjëja më e rëndësishme është ta bësh veten tënde të lumtur. Mos ji asnjëherë në turp për atë që ndjen. Ti ke të drejtë të ndjesh çdo emocion që do dhe që të bën të lumtur. Kjo është motoja ime në jetë”.

“Në vend që të shihesh në pasqyrë dhe të përqendrohesh tek defektet e tua, shikohu në pasqyrë dhe përqendrohu tek tiparet e tua më të bukura. Jo të gjithë i kanë ato aq të bukura sa ty”.

“Ndodh një ndryshim rrënjësor nga momenti kur vendos të përmirësosh veten tënde dhe të ndryshosh gjithçka që ke pasur në të shkuarën. Mendoni se mua më duhet punë në këtë aspekt? Çdokujt i duhet dhe unë po vazhdoj të punoj për veten time. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë gjë”.

“Mos u turpëro asnjëherë nga ndonjë gjurmë në jetën tënde. Ato tregojnë se ke qenë më e fortë nga kushdo që është përpjekur të të lëndojë”.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *