Home»Magazine»Brezi i humbur, dhe shkrimtarët që përshkruan botën e tyre

Brezi i humbur, dhe shkrimtarët që përshkruan botën e tyre

Termi “Brezi i Humbur”, i referohet gjeneratës së njerëzve që arritën moshën e pjekur gjatë ose menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Në përgjithësi, demografët i referohen viteve 1883-1900. Duke qenë dëshmitarë të asaj që ata e cilësonin si vdekjen e pakuptimtë e në një masë kaq të madhe të njerëzve gjatë Luftës së Madhe, shumë anëtarë të atij brezi hodhën poshtë shumicën e ideve tradicionale të sjelljes së duhur, moralit dhe roleve gjinore tradicionale.

Ata u konsideruan të “humbur”, për shkak të prirjes së tyre për të jetuar dhe u sjellë në mënyrë të shkujdesur, dhe duke u përqendruar shpesh në akumulimin hedonistik të pasurisë personale. Në letërsi, termi i referohet gjithashtu një grupi autorësh dhe poetësh të mirënjohur amerikanë, përfshirë Ernest Heminguejin, Gertrud Shtajn, F.Skot Ficxherald dhe T.S.Eliot, veprat e të cilëve shpesh përshkruajnë betejat e brendshme të “Brezit të humbur”.  

Ky term, besohet të ketë ardhur nga një bisedë e dëgjuar nga romancierja Gertrude Shtajn, gjatë së cilës një pronar garazhesh i tha punonjësit të tij më të ri:“Ju jeni që të gjithë një brez i humbur!”. Kolegu dhe nxënësi i Shtajn, Ernest Heminguej e popullarizoi këtë term, kur e përdori atë si një epigraf për romanin e tij klasik të vitit 1926 “Dhe dielli lind përsëri”.

Në një intervistë për “Projektin Hemminguej”, Kirk Kërnut, autor i disa librave rreth shkrimtarëve të “Brezit të Humbur”, sugjeroi se ata po shprehnin versionet mitologjike të jetës së tyre. “Ata ishin të bindur, se qenë produkte të një krize të përgjithshme, dhe donin të rroknin përvojat e reja në botën rreth tyre. Si të tillë, ata prireshin të shkruanin për tjetërsimin, format e paqëndrueshme të sjelljes si alkoolizmi, divorci, seksi i lirshëm, dhe lloje të ndryshme të identiteteve të pazakonta si rolet gjinore.

Dekadenca e tepruar e Brezit të Humbur

Gjatë gjithë romaneve të tyre “Dhe dielli lind përsëri” dhe “Getsbi i Madh”, Heminguej dhe Ficxherald tregojnë mënyrën e jetesës së trashëguar, personazhet me një stil jetese plot harbime të Brezit të Humbur. Si tek “Getsbi i Madh”, ashtu edhe tek “Tregime nga Epoka e Xhazit”, Ficxherald përshkruan një mori festash luksoze të organizuara nga personazhet kryesore.

Me vlerat e tyre krejtësisht të shkatërruara nga lufta, rrethet e miqve amerikanë tek “Dhe dielli lind përsërish” të Heminguej, jetojnë një jetë boshe, hedoniste, pa qëllime, duke bredhur botën, duke pirë dhe organizuar festa.

Dështimi i “Ëndrrës amerikane”

Anëtarët e brezit së Humbur, e panë idenë e “Ëndrrës Amerikane”, si një mashtrim të madh. Ajo bëhet një temë e shquar tek “Gebstbi i Madh”, teksa narratori i historisë Nik Kerreuej, arrin të kuptojë se pasuria e madhe e Getsbit, ishte paguar me një mjerim të madh shpirtëror.

Për Ficxherald, vizioni tradicional i ëndrrës amerikane – ajo sipas së cilës të punuarit fort,

të çon drejt suksesit – ishte korruptuar. Për Brezin e Humbur, “jetesa e asaj ëndrrës”, nuk ishte më thjesht për ndërtimin e një jete të vetë-mjaftueshme, por për të bërit i pasur me çdo mjet të mundshëm.

Ndryshimi i roleve gjinore dhe impotenca

Shumë të rinj, u përfshinë me padurim në Luftën e Parë Botërore, duke besuar ende se po luftonin që ajo të ishte diçka më shumë, sesa thjesht një betejë çnjerëzore për mbijetesë. Megjithatë, realiteti që përjetuan – vdekja brutale e më shumë se 18 milionë njerëzve, duke përfshirë 6 milionë civilë – shkatërroi imazhet e tyre tradicionale të mashkulloritetit, dhe perceptimet e tyre rreth roleve të ndryshme të burrave dhe grave në shoqëri.

I mbetur impotent për shkak të plagëve të luftës, Xheik, rrëfimtari dhe personazhi kryesor i romanit të Heminguej “Dhe dielli lind përsëri”, përshkruan se si e dashura e tij aktore, seksualisht agresive dhe i shthurur, Bret, sillet si një burrë, duke u përpjekur të jetë “një nga djemtë”, në një përpjekje për të kontrolluar jetën e partnerëve të saj seksualë.

Në kapitullin e parë të “Getsbi i Madh” të Ficxherald, e dashura trofe e Getsbit, Deizi, jep një vizion të qartë mbi të ardhmen e vajzës së saj të porsalindur. “Unë shpresoj që ajo të jetë një budallaqe – kjo është gjëja më e mirë që një vajzë mund të jetë në këtë botë:një budallaqe e bukur!”.                                               

Në një temë që ende rezonon në lëvizjen e sotme feministe, fjalët e Deizit shprehin mendimin e Ficxherald për brezin e tij, si nyja e një shoqërie që zhvlerësonte inteligjencën e grave. Ndërsa brezi i vjetër i vlerësonte gratë që ishin të urta dhe të nënshtruara, Brezi i Humbur, pa tek dëfrimi i shkujdesur, çelësin për “suksesin” e një gruaje.

Besimi tek një e Ardhme e Pamundur

Të paaftë apo jo të gatshëm për t’u ballafaquar me tmerret e luftës, shumica e Brezit të Humbur krijoi shpresa jorealiste për të ardhmen. Kjo shprehet më së miri në rreshtat e fundit të romanit “Getsbi i Madh”, në të cilat rrëfimtari Nik shfaqi vizionin e idealizuar të Getsbit për Deizin, që gjithmonë e kishte penguar ta shihte siç ishte ajo në të vërtetë.

“Getsbi besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen orgjike që nga viti në vit ecën para nesh. Ata atëhere na mashtruan, por kjo s’ka rëndësi – nesër do të vrapojmë më shpejt, shtrini krahët tuaj më larg ….Dhe një mëngjes të mirë ne do të vozisim kundër rrymës, duke u kthyer pa pushim tek e kaluara”.  

“Drita e gjelbër” në këtë pasazh, është metafora e Ficxherald për të ardhmën e përsosur tek e cila ne vazhdojmë të besojmë ende, edhe pse e shohim se po i largohemi gjithnjë e më tepër. Me fjalë të tjera, pavarësisht dëshmive dërrmuese për të kundërtën, Brezi i Humbur vazhdoi të besonte se në “një ditë të mirë”, ëndrrat tona do të realitet.

A po shohim sot një Brez të ri të Humbur?

Nga natyra e tyre, të gjitha luftërat prodhojnë të mbijetuar “të humbur”. Ndërkohë që veteranët e rikthyer nga luftërat kanë vdekur tradicionalisht duke u verëvrarë, ose vuajnë nga çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD) me ritme shumë më të larta se sa popullsia në tërësi, veteranët e rikthyer të Luftës së Gjirit dhe luftërat në Afganistan dhe Irak, përballen me një rrezik edhe më të lartë.

Sipas një raporti të vitit 2016 nga Departamenti Amerikan i Veteranëve, mesatarisht 20 prej këtyre veteranëve vrasin veten çdo ditë. A munden këto luftëra “moderne” të krijojnë një “Brez të Humbur” modern? Me plagët mendore, që shpesh janë më serioze dhe shumë më të vështira për t’u trajtuar sesa traumat fizike, shumë veteranë lufte po hasin shumë vështirësi për t’u riintegruar në shoqërinë civile. Një raport i kohëve të fundit nga Korporata RAND, vlerëson se rreth 20 për qind e veteranëve të rikthyer, janë prekur apo do të preken në të ardhmen nga PTSD.

Burimi: ThoughtCo

Në shqip nga bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *