Home»Thenie»“Zoti të do, pavarësisht gabimeve të tua”. Disa thënie të pazëvendësueshme mbi dashurinë e Zotit për ne…

“Zoti të do, pavarësisht gabimeve të tua”. Disa thënie të pazëvendësueshme mbi dashurinë e Zotit për ne…

“Ndjenjat tona mund të vijnë dhe të ikin, ndërsa dashuria e Zotit për ne, jo. Ajo mbetet përherë e gjallë”.

“Asgjë nuk na bën të ndihemi më mirë, se sa të dimë se Zoti na do; se Ai është aty për ne dhe se kujdeset gjithë kohës për ne”.

“Zoti të do më tepër në ato momente, kur të gjithë po të braktisin për shkak të vështirësive që po kalon”.

“Njerëzit do të të lëndojnë, ndërsa Zoti do të shërojë. Njerëzit do të të ulin, Zoti do të ngrejë. Njerëzit do të të paragjykojnë, Zoti do të japë të drejtë. Njerëzit do të të urrejnë, Zoti do të dojë”.

“Mbaje gjithmonë në mendje se Zoti do të të dojë pa kushte, pavarësisht se në çfarë situate do të gjendesh”.

“Zoti të do, edhe në orët e tua më të vështira. Ai të bën të ndihesh mirë në momentet e errëta. Ai të fal, edhe në dështimet më të rënda”.

“Zoti të do. Të ka dashur dje, të do sot dhe do të të dojë edhe nesër, pavarësisht se sa shumë i ngatërron gjërat në jetën tënde”.

“Zoti të do pavarësisht gabimeve të tua”.

“Përderisa Zoti të do pa kushte dhe të fal çdo gabim që bën, pse nuk e do edhe ti pak më shumë veten tënde dhe ta falësh kur gabon, por përpiqesh ta ndëshkosh atë sa më rëndë?”

“Zoti i shikon gjithë gjërat e shëmtuara që po ndodhin në jetën tënde, por sërish vendos të të dojë ty, sepse ti je kryevepra e Tij”.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *