Home»Horizonti.al»Zbulohet një yll i neutroneve, që emeton dritë infra të kuqe

Zbulohet një yll i neutroneve, që emeton dritë infra të kuqe

Teleskopi hapsinor Hubble i Nasës ka zbuluar kohët e fundit një emetim të pazakontë drite infra të kuqe nga një yll i neutronit të afërt, i cili mund të tregojë karakteristika të reja që nuk janë parë kurrë më parë. Ky zbulim tregon se mund të merret informacion i ri dhe interesant mbi yjet e neutroneve. Observimi i realizuar nga ekipi i ekspertëve të universitetit të Pensilvanisë, universiteti Sabanci, Stamboll dhe nga universiteti i Arizonës mund t’i ndihmojë astronomët të kuptojnë evolucionin e yjeve të neutroneve. Yjet e neutroneve përcaktohen edhe si pulsantë për shkak të rotacionit shumë të shpejtë (normalisht në fraksione të sekondës, në këtë rast 11 sekonda) dhe provokon një emetim të ndryshueshëm në kohë nga rajonet emetuese të dritës. Ky yll neutronesh i përket një grupi prej 7 pulsantësh të rrezeve X, të quajtur “7 të mrekullueshmit”, të cilët janë më të nxehtë nga sa duhet të jenë, nëse kihet parasysh mosha dhe depozitimi i  energjisë së disponueshme që porpocionon humbjen e energjisë së rotacionit. Ky është ylli i neutroneve nga e cila shihet një sinjal i gjerë me dritë infra të kuqe. Shkencëtarët sugjerojnë se ka dy mundësi që mund të shpjegojnë sinjalin infra të kuq. I pari është se ka një disk materialesh (mundëshit pluhur në pjesën më të madhe) që e rrethon. Një teori tjetër është ajo që njihet si “disk backspace” i materialit që është grumbulluar rreth yllit të neutroneve pas supernovës. Një disk i tillë është i përbërë nga materie e yllit masiv mëmë. Më pas ndërveprimi i yllit të neutroneve mund të ketë nxehur pulsantin dhe ngadalësuar rrotullimin e tij. Nëse konfirmohet se është një supernova ky rezultat mund të ndryshojë kuptimin tonë të përgjithshëm të evolucionit të yjeve të neutroneve. Tjetër teori për emetimin e dritës infra të kuqe mund të jetë ajo që ekpertët e quajnë reja e erës pulsuese. Një erë pulsuese prodhohet kur grimcat përshpejtohen në një fushë elektrike që prodhohet nga rotacioni i shpejtë i një ylli të neutroneve me një fushë të madhe magnetike. Shkencëtarët shpresojnë që ta eksplorojnë më në thellësi këtë yll falë teleskopit hapsinor “James Webb të Nasës” dhe që do të ndihmojë të kuptohet më mirë evolucioni i yjeve të neutroneve. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *