Home»Horizonti.al»Prodhimet e para të djathit në Mesdhe datojnë që para 7000 vitesh

Prodhimet e para të djathit në Mesdhe datojnë që para 7000 vitesh

Prodhimi i parë i djathit në Mesdhe daton para më shumë se 7000 vitesh, kjo e vërtetueshme nga provat e gjetura në vazot qeramike në një vend arkeologjik në bregun dalmat të Kroacisë. Një studim që publikon revista “Plos One” për universitetin shtetëror të Pensilvanisë prezanton të dhëna të prodhimit të djathit përmes etapave të identifikimit të fermentimit të qumështit në enë të posaçme në rajonin mesdhetar që prej 7000 vjetësh. Në këtë studim ekipi i drejtuar nga Sarah McClure analizoi izotope të karbonit nga acidet yndyrore të ruajtura në vazot e ardhura nga fshatrat neolitike në bregun dalmat, në lindje të detit Adriatik dhe gjetën të dhëna direkte të një prodhimi djathi shumë kohë më parë. Fshatrat e Pokrovnik-ut dhe Danilo Bitinj kanë qenë të banuara që prej 6000 dhe 4800 vitesh para krishtit dhe ruajnë disa lloje qeramikash që vinin nga i gjithë ky hark kohor. Banorët e këtyre fshatrave duket se përdorin një lloj qeramike të posaçme për ushqime të ndryshme dhe për nënprodukte të djathit. Këta të dhëna tregojnë se djathi filloi të prodhohej në Mesdhe para 7200 vitesh kur prodhimet e fermentimit të qumështit përbënin një burim të rëndësishëm të ushqimit për të gjitha moshat në popullatat e viteve të para të agrikulturës. Studimi tregon se prodhimi i qumështit dhe i djathit mes agrikultorëve reduktoi vdekshmërinë infantile dhe ndihmoi në stimulimin e ndryshimeve demografike që ndërmorën komunitetet agrare për t’u zgjeruar drejt qendrës. Autorët sugjerojnë se prodhimi i djathit dhe teknologjia e lidhur me prodhimin e qeramikës ishin faktorë kyç që ndihmuan në zgjerimin e agrikultorëve të parë në qendër dhe në veri të Europës. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *