Home»Histori»Operacioni Pastorius: Nazistët pushtojnë SHBA

Operacioni Pastorius: Nazistët pushtojnë SHBA

Seria: Misionet vendimtarë të Luftës së Dytë Botërore

Operacioni Pastorius: Nazistët pushtojnë SHBA

Data: Maj-Qershor 1942

Objektivi: Sabotazhi i shënjestrave kyce ekonomike dhe pengimi i përpjekjeve amerikane për luftë. Shënjestrat përfshinin impiantet hidroelektrikë në Ujëvarën e Niagarës, Stacioni i Pensilvanisë në Njuërk dhe impiantet e aluminit në Illinois.

Palët ndërluftuese: Agjentë të fshehtë nazistë, FBI

Skena: Në territorin e SHBA

Në 25 maj 1942, dy U-boat-e të nazistëve u nisën për në Shtetet e Bashkuara. Destinacionet e tyre ishin Long Island dhe Plazhi i Ponte Vedra, në Florida. Secila kishte ktër agjentë të nazistëve. Misioni i tyre: Bombardimi i infrastrukturës jetësore amerikane të prodhimit.

Dy prej tyre ishin nënshtetas amerikanë: Ernst Burger dhe Herbert Haupt. Gjashtë agjentët e tjerë, nënshtetas gjermanë, kishin punuar të gjithë në SHBA para luftës. Ata sollën me vete eksplozivë, detonatorë dhe rreth 175 mijë dollarë amerikanë. Fushata do të duhej të zgjaste dy vjet.

Dy prej agjentëve, Burger dhe George John Dasch vendosën që të dezertojnë sapo zbritën në breg. Dasch u nis për në Uashington DC, ku u dorëzua tek FBI dhe ku, fillimisht e injoruan duke e konsideruar të marrë. Përgjigja e Dasch ishte që të hidhte mbi tryezë të gjithë buxhetin e tij prej 84 mijë dollarësh. Ai u ndalua menjëherë dhe u mor në pyetje.

Në dy javët që pasuan agjentët e tjerë u arrestuan dhe u nxorrën para gjyqit. Të tetë agjentët, përfshirë Dasch dhe Burger, u dënuan me vdekje në karriken elektrike. Në këtë pikë ndërhyri presidenti Roosevelt dhe e uli dënimin për Dasch dhe Burger në 30 vjet heqje lirie dhe në burgim të përjetshëm, respektivisht. Agjentët e tjerë u ekzekutuan në një burg në Uashington. Pas luftës, Roosevelt u ofroi faljen Dasch dhe Burger me kushtin që të riktheheshin në Gjermani.

Rezultati: Dështim. Teksa asnjë prej shënjestrave nuk u arrit të goditej, Operacioni Pastorius ishte një dështim total për nazistët. Nuk u shkoi mirë as agjentëve: vetëm dy prej tyre mbijetuan, edhe këta vetëm pas ndërhyrjes së Presidentit Roosevelt. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *