Home»Bota»Një neglizhencë e ekuipazhit të avionit provokoi gjakrrjedhje nga hundët dhe veshët tek pasagjerët

Një neglizhencë e ekuipazhit të avionit provokoi gjakrrjedhje nga hundët dhe veshët tek pasagjerët

Një avion i linjës Jet Airways iu desh të kthehej në Mumbai, kryeqytetin finaciar të Indisë kur dhjetra pasagjerë filluan të kishin gjakrrjedhje nga hundët dhe veshët për shkak të humbjes së presionit në kabinë. Në një komunikatë Jet Airways sqaroi se avioni 9W697 me 166 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi u ulën në Mumbai. 30 pasagjerëve iu dha ndihma mjeksore. Udhëtarët përdorën maskat e oksigjenit. U krijua një situatë paniku nga një problem teknik. Avioni u ngjit në lartësinë 11 000 këmbë (3 350 m) dhe u vu re se kishte një problem në sistemin e ajrit të kondicionuar të avionit. Ekuipazhi tregoi një mosnjohje të mirë të normave të vendosura nga ministria e aviacionit civil dhe harroi të ruante presionin në kabinë. Ata u tërhoqën nga shërbimi dhe nga 166 persona në bord, 30 prej tyre u prekën dhe morën trajtim. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *