Home»Keshilla»Nga momenti që do t’i kuptoni këto të vërteta mbi jetën, do të jeni shumë më të fortë…

Nga momenti që do t’i kuptoni këto të vërteta mbi jetën, do të jeni shumë më të fortë…

  1. Nuk mund të kthehesh dot pas. Nëse diçka ka ndodhur ndryshe nga mënyra se si ti e prisje, apo nëse ke bërë një gabim që i ka lënduar personat e tu të dashur, dije se ajo gjë nuk mund të zhbëhet. Ti duhet të ndreqësh gabimet e tua në një mënyrë tjetër, por s’mund ta kthesh kohën pas.
  2. Të jesh i zënë nuk do të thotë se je produktiv. Shpesh mund të ndodhë të jemi të zënë me punë të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se jemi duke bërë punët që na afrojnë më tepër me synimet që ne i vendosim vetes sonë. Mund të jenë edhe gjëra që janë duke na shpërqendruar.
  3. Ti ke kohë për të bërë gjithçka. Nëse je duke menduar se nuk të mbetet kohë si pasojë e një rutine të ngarkuar, e ke gabim. Me siguri përton ta bësh atë gjë, ose nuk ka aq shumë rëndësi për ty, sepse për gjërat që hyjnë në interesat tona, ne e gjejmë kohë e duhur, sado të jemi të ngarkuar.
  4. Ndoshta nuk ia del dot të jetosh deri të nesërmen. Asgjë nuk është e sigurtë në këtë jetë, pasi mund të ndodhë diçka që nuk e prisnim dhe të humbasim edhe vetë jetën tonë, ndaj mundohu të bësh gjithçka që pëlqen në jetë. Jetoje çdo moment që të falet në maksimum.
  5. Dështimet janë pjesë e jetës. Mendoje pak jetën tënde sikur vetëm të korrje sukses në çdo përpjekje që do të bëje. S’do të mësoje asgjë. Ndërsa kur dështon, mëson se si duhet të përpiqesh më shumë për të fituar dhe pas një humbjeje, fitorja shijon shumë më tepër.
  6. Jeta nuk është perfekte dhe nuk përkëdhel askënd. Mos mendo se dikush, thjesht sepse mund “të veshë” një buzëqeshje në fytyrë, apo se mund të ketë siguruar shumë famë dhe lekë, është i pasur. Të dukesh i lumtur, nuk do të thotë se je realisht i lumtur dhe se jeta jote është perfekte.
  7. Bëj gjërat që pëlqen. Nëse ka diçka që do të të mërzisë më së shumti, është bërja e gjërave që nuk të pëlqejnë.  Koha kur bën diçka që nuk të pëlqen, duket sikur nuk ecën. Ndaj bëj ato që hyjnë në interesat e tua dhe nuk ke për t’u lodhur asnjëherë dhe s’ke për ta ndjerë kohën që kalon.
  8. Mos u mbështet tek askush, përveçse tek vetja jote. Mund të të duket paradoksale që të mos mbështetesh tek familja jote, por edhe familjarët e tyre kanë problemet vetjake. Edhe miqtë tuaj po ashtu. Ndaj mbështetu vetëm tek vetja jote dhe zgjidhi vetë problemet e tua, në mënyrën që e mendon ti si më të arsyeshmen.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *