Home»Horizonti.al»Në 2008 nisi punën akseleratori më i madh, LHC-ja

Në 2008 nisi punën akseleratori më i madh, LHC-ja


Akseleratori bërthamor ose The Large Hadron Collider, LHC i groposur në kufirin franko-zvicerian u vu në punë për herë të parë në 10 shtator 2008 pas 14 vitesh punë. Gjendet në CERN (organizata europiane për kërkimin bërthamor). Rreth orës 09:30 të mëngjesit fasha e parë e protoneve u injektua në tunelin e madh me një cirkumferencë prej 27 km në drejtimin e akrepave të orës. Shkencëtarët të pranishëm në sallën e kontrollit të Cern-it festuan momentin historik. “Një udhëtim i shkurtër për një proton, por një hap gjigand për njerëzimin”, – deklaronte asokohe Nigel S. Lockyer, drejtori i laboratorit kanadez, “Triumf”. Me këtë provë të parë përpjekja e shkencëtarëve ishte të provonin, nëse akseleratori i grimcave funksiononte si duhej. Përplasjet e para të protoneve do të prodhoheshin pasi të kishin kaluar disa muaj dhe atëherë do të krijohej lindja e universit dhe filluan të marrin të dhëna. Që prej asokohe shkencëtarët kanë përdorur LHC-në, arsyeja se pse universi preferon materien dhe antimaterien. Vite më vonë, në 2012 LHC-ja bëri të mundur një nga zbulimet më të rëndësishme të shek XXI deri më tani; ekzistencën e Higgs boson, një grimcë nënatomike thelbësore që lejon të kuptohet sesi grimcat fitojnë masë. LHC-ja me 4 eksperimente kryesore; LHCb, CMS, ALICE dhe ATLAS do të lejojë avancimin në njohjen e përbërjes së materies dhe të universit.  

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *