Home»Magazine»Letersi»Me fillimin e shkollës, ia vlen ta lexoni: “Bretkosa që do të trashet sa një ka”, nga Çajupi

Me fillimin e shkollës, ia vlen ta lexoni: “Bretkosa që do të trashet sa një ka”, nga Çajupi

Bretkosa sa një ve, 
pa nje ka sa një deve 
dhe nakari nuk’ e la, 
desh të trashet sa një ka. 
Kur vu këtë gjë ndër mënd, 
vate u shtri ndë një vënd 
duke ngrën e duke pirë, 
që të fryhet sa më mirë. 
— Shihni, shihni, sa u rrita, — 
thërrit e thoshte përdita. 
— Mos u mburr’ e mos u mbaj, – 
i thoshnë shoqet e saj. 
— Shihni, nukë jam sa demi? 
— Jo! — Shikoni. — Jo, të themi. 
— Pa shikoni këtë bark 
si të kaut. — Jo, je lark! — 
Bretkosa, nga marasi, 
u fry, u fry gjersa plasi. 
Shumë njerëz ndë këtë botë 
thone se janë te zote; 
si bretkosa mendohen 
mburren e lëvdohen.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *