Home»Horizonti.al»Konstantin Tsiolkovsky, fshatari pa shkollë që u bë “babai” i Astronautikës

Konstantin Tsiolkovsky, fshatari pa shkollë që u bë “babai” i Astronautikës

Konstantin Tsiolkovsky kishte vetëm tre klasë shkollë fillore; ai që konsiderohet si një nga etërit e astronautikës dhe eksplorimit hapësinor.

Ishte vëllai i pestë në një familje fshatare me 18 fëmijë, të gjithë vareshin nga i ati që punonte si roje pylli dhe nuk dukej se i vogli (17 shtator 1857 – 19  shtator 1935) të ishte i destinuar për gjëra të mëdha në jetë. Kur ishte 10 vjeç u sëmur rëndë dhe u besua se i kishte ardhur fundi; i mbijetoi skarlatinës, por mbeti shurdh që e largoi nga shkolla. As kjo sëmundje, as vdekja e parakohëshme e së ëmës arritën ta thyejnë. U bë autodikakt, në moshën 16 vjeçare detyroi të atin ta dërgonte në Moskë për të rimarrë studimet. Po as në kryeqytet Konstantini nuk hyri në shkollë. Në vend të saj gjeti një vend në bibliotekën publike të Chertkovskaya-s ku iu përkushtua studimit të shkencave. Vite më vonë do të kujtonte se shpenzonte të gjithë pagën që i ati i dërgonte për libra, materiale dhe reaktivë kimikë për të eksperimentuar duke u ushqyer me vetëm bukë të zezë. Librat e Zhyl Vernit e frymëzuan për të imagjinuar udhëtime në hapsirë. Në ndryshim nga shumë të tjerë, Tsiolkovsky bëri diçka më shumë se të ëndërronte; llogariti se topi i përshkruar nga shkrimtari francez për të shtyrë anijen hënore do të vriste ekuipazhin e tij nga shkaku i përshpejtimit. Duke u bazuar në shkencën njutoniane të veprimit dhe reagimit përcaktoi atë që quhet “formula e aviacionit” që llogariste shtimin e shpejtësisë së një anije në funksion të ndryshimit të masës së lëndës djegëse dhe impulsit të motorit. Tsiolkovsky kishte shpikur kështu raketën, të paktën në letër.

Ambicie të parakohëshme të kohës së tij.

Gjatë karrierës së tij tepër prodhuese që mbërrin deri në 400 punime të shkruara, zeniti i tij si profesionist ishte një vend si profesor matematikash në lokalitetin e Kalugas, 200 km larg nga Moska. Aty banesa dhe qendra e veprimeve të tij ishte një kasolle prej druri ku ngriti familjen e tij që komuniteti e konsideronte si shpikës i çmendur. Megjithë kontributet, kurrë nuk do të njihej për rolin  e tij edhe pse regjimi sovjetik i thuri lavde për gjeniun proletar të bërë vetë. Kështu në letër mbetën dizenjot e tij të propulsorëve hapsinorë dhe të raketave me tre faza bazuar në përdorimin e hidrogjenit dhe të oksigjenit të lëngshëm si lëndë djegëse, ashtu si edhe propozimet e tij për dhomat mbyllëse, stacionet orbitale, kostumet me presion, sera hapsinore si dhe një pafundësi aparatesh hapsinorë dhe aeronautikë. Nuk shërbyen për asgjë llogaritjet e tij të shumta, si shpejtësia e largimit nga graviteti i tokës. Kur vizitoi Parisin në 1895 imagjinoi një kabëll të lidhur në ekstrem të kullës Eifel në mënyrë që të mund të ngjitej deri në qiell. Dekada më vonë shkrimtari Arthur C. Clarke krijoi idenë e një ashensori hapsinor për ta shndrruar në një projekt që kurrë nuk do të shohë dritë, por që lind periodikisht si një nga ambiciet e njerëzimit. Mbi këto ambicie të Tsiolkovsky-it shumë të parakohëshme të epokës së tij, inxhinierët si Wernher von Braun apo Sergei Korolev ndërtuan në të vërtetë pushtimin e hapsirës. Gjeniu rus kurrë nuk e imagjinoi se idetë e tij do të viheshin në praktikë, por ai nuk u dorëzua për ato. “Toka është një djep i njerëzimit, por njeriu nuk mund të jetojë përgjithmonë në djep.”

BBVAOpenMind – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *