Home»Magazine»Letersi»“Kanga e rinis”, ndër poezitë  plot ndjenja të Migjenit që duhet ta dini përmendësh…

“Kanga e rinis”, ndër poezitë  plot ndjenja të Migjenit që duhet ta dini përmendësh…

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *