Home»Zodiak»Horoskopi i PAOLO FOX për ditën E HËNË, 17 SHTATOR 2018

Horoskopi i PAOLO FOX për ditën E HËNË, 17 SHTATOR 2018

Çfarë parashikojnë yjet, sipas Paolo Fox, për këtë ditë të parë të javës, e hënë 17 shtator 2018?

Shenja e DASHIT do të gjendet brenda një periudhe prej 48 orësh, jashtëzakonisht të rëndësishme dhe pozitive, si për zhvendosjet e mundshme në një nivel profesional, ashtu edhe për marrëdhëniet sentimentale dhe ndërpersonale. Disa njerëz që më parë ishin larguar mund të afrohen gjatë ditës.

Shenja zodiakale e DEMIT do të jetë në gjendje të kthehet sërish, për t’u kujdesur për ndjenjat e veta, pas një dite të dielë, e cila ka qenë aspak e mirë në këtë pikëpamje. Mund t’ju njihet një meritë nga pikëpamja profesionale dhe financiare.

Shenja e BINJAKEVE mund të ndiejë peshën e një dite të vështirë nga të gjitha këndvështrimet. Këshilla e Paul Fox është që të mos lejohet rëndimi i këtyre ndjenjave, duke u përpjekur të lini të kalojnë 24 orët e ardhshme.

Shenja e GAFORRES mund të përgatitet për një periudhë në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, nën flamurin e rimëkëmbjes së ndjenjave, pas një periudhe të gjatë relativisht negative. Përkundër lodhjes profesionale të akumuluar, angazhimi i demonstruar mund të hapë rrugën për mundësi të reja profesionalisht.

Shenja e LUANIT do të jetojë një ditë plot me shqetësime sentimentale dhe profesionale, një situatë që do të zgjasë deri në ardhjen e muajit dhjetor, ku ju mund të përjetoni një çlirim të vërtetë të përgjithshëm, nga të gjitha problemet.

Shenja e VIRGJERESHES do të shoqërohet nga një gjendje konfuzioni të përgjithshëm, për shkak të faktorëve të jashtëm, ndërsa nga këndvështrimi profesional angazhimet do të jenë veçanërisht të ngutshme në këtë ditë të hënë.

Shenja e PESHORES do të jetë në gjendje të synojë perspektivat e reja profesionale, e në të njëjtën kohë duke u fokusuar në marrëdhëniet më të gjata dhe më të qëndrueshme sentimentale në këtë ditë, pa nënvlerësuar as takimet e reja të mundshme për ata që janë single.

Shenja e AKREPIT do të ketë një mbështetje të yjeve në fushën e punës, me mundësinë e hyrjes në projekte të reja. Nga këndvështrimi sentimental, çiftet mund t’i nënshtrohen një afrimi të mëtejshëm mes tyre.

Shenja e SHIGJETARIT do të jetojë disa tensione në këtë 17 Shtator, të shkaktuara mbi të gjitha nga disa situata të kaluara dhe ende të pazgjidhura, ndërsa nga pikëpamja sentimentale mbërritja e vjeshtës do të jetë në gjendje të tërheqë vendime të rëndësishme.

Shenja e BRICJAPIT mund të llogarisë praninë e favorshme të planetit Venus në dashuri, duke patur suksese dhe arritje të mëdha në fushën sentimentale, por edhe në fushën e punës gjithashtu.

Shenja e UJORIT do të rifitojë disa nga energjitë e humbura gjatë ditëve të mëparshme, veçanërisht në fushën sentimentale, ndërsa nga pikëpamja financiare do të duhet të merrni disa vendime të rëndësishme sa i përket negociatave.

Së fundi, shenja e PESHQVE, do të duhet të përpiqet të shkarkojë tensionin e akumuluar brenda sektorit profesional dhe pritshmërive të veta, duke zgjedhur një pushim më të madh fizik dhe një reflektim në fushën sentimentale.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *