Home»Rretherrotull»Gjashtë arsye përse i adhurojmë miket tona!

Gjashtë arsye përse i adhurojmë miket tona!

Nga miqësitë relative sipërfaqësore deri te ato të rëndësishmet, miqësitë pasurojnë jetën tonë.

Na buzëqeshin

Qeshja me miqtë vërtet është ilaçi më i mirë për shumë gjëra. Është krejt njësoj a keni nevojë për përkrahje morale, sepse pikërisht keni parë ish-të dashurin (nga ndarjen e të cilit akoma nuk e keni marrë veten) me një vajzë tjetër, apo thjesht kënaqeni duke pirë kafe dhe duke llafosur – shoqëruar me miket e dashura, aty për aty do t’jua përmirësojë gjendjen shpirtërore.

Na huazojnë rrobat

Kur keni nevojë për një fustan fantastik me një pjesë të re, ose keni nevojë për ndonjë rrobë të re apo “outfit” të përsosur për të shkuar në një intervistë për punë, duhet ta dini gjithmonë që, pos atyre rrobave që keni në dollapin tuaj, mund të mbështetin edhe te mikja juaj më e mirë.

Ato na ofrojnë perspektivë të re

Miket mund t’ju ndihmojnë t’ju japin një kënd të ri të shikimit të problemit tuaj dhe të zgjidhjes së tij, qoftë kur është fjala për punë, apo lidhur me ndonjë situatë stresuese në jetën e përditshme.

Miket dëgjojnë – dhe e kuptojnë problematikën, ato ju kuptojnë dhe rëndësinë e asaj që përpiqeni ta sqaroni. Të kesh dikë që vërtet do t’ju dëgjojë (do t’ju kuptojë) – edhe për çështjet triviale, por edhe për çështjet e rëndësishme – është pasuri e madhe.

Ato japin këshilla të mira

Nga këshillat rreth modës deri te këshillat lidhur me meshkujt apo lidhur me marrëdhëniet me kolegët – miket gjithmonë i keni pranë kur ju nevojitet edhe ndonjë mendim.

Me to është kalohen çaste argëtuese

Miket janë fantastike për shumë-shumë arsye, dhe të bëhemi të sinqertë – që nga xhogingu i përbashkët, takimet gjatë vikendeve, deri te shoqërimi për të ngrënë ndonjë akullore në momentet e vështira – me miket çdo gjë që bëni – është shumë argëtuese.

VINI RE! MekuliPress vepron në bazë vullnetare. Redaksia nuk pranon ndihma nga partitë politike e as nga Qeveria. Na ndihmo të mbijetojmë të pavarur!

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *