Home»Motivuese»Fshatari, i biri dhe gomari: Një fabulë e mrekullueshme, për ata që na gjykojnë

Fshatari, i biri dhe gomari: Një fabulë e mrekullueshme, për ata që na gjykojnë

Çdo ditë, një burrë plak bënte rrugën bashkë me djalin e tij më të ri. Kishin vetëm një gomar dhe herë pas here i hipnin kafshës, me qëllim që të lehtësonin disi lodhjen e rrugës. Ndërkohë që i ati ecte mbi gomar dhe djali i tij vazhdonte në këmbë, kalimtarët thoshin: “Shikoni këtë plak, nuk i vjen turp, kursen shëndetin e tij dhe sëmur të riun…”.

Kështu, plaku zbriti nga gomari për t’i bërë vend djalit të tij. Kalimtarët që ndeshnin rrugës thoshin: “Shiko, një djalë të ri e të fortë, që rri vetë mbi gomar dhe babanë e plakur e lë në këmbë …”.

Dhe kështu vendosën të hipin të dy mbi gomar, por pa bërë disa metra, kalimtarët nisën t’i shajnë, se si i hipnin të dy dhe e stërmundonin kafshën e gjorë.

Dhe vendosën të zbresin nga gomari, të dy, babë e bir. Por sërish nuk gjetën rehat. “Shikoni dy gomerë, që kursejnë gomarin, dhe stërmundojnë veten e tyre”.

Çdo ditë përballemi me gjykimin e njerëzve. Në fabul, cilado të ishte sjellja e babait dhe të birit, ata gjithësesi do të kritikoheshin.

Nuk mund t’u shpëtojmë kritikave të të tjerëve, është mirë t’i konsiderojmë, por me masë dhe për atë që janë. Jo të gjitha janë njësoj: ka kritika konstruktive e të dobishme, që na ofrojnë madje informacion mbi sjelljen tonë. Por ka edhe kritika destruktive që synojnë vetëm ta etiketojnë tjetrin, e ta bëjnë të ndjehet në ankth dhe në faj. 

Kështu që, kur t’ju kritikojnë, bëjini vetes këto pyetje:

Njeriu që po më kritikon, a më njeh aq mirë?

A më shërben kjo kritikë për të më përmirësuar?

Cilët do të ishin avantazhet nëse ndryshoj sjelljen? Po disavantazhet?

Mbi të gjitha nuk duhet të harrojmë se nuk mund t’u pëlqejmë të gjithëve, ashtu sikurse jo të gjithë kritikat janë të vërteta, të drejta e mbi të gjitha, të dobishme. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *