Home»Lifestyle»Shendeti»Dhimbja e befasishme në ije

Dhimbja e befasishme në ije

Disa dhimbje të cilat i konsiderojmë të padëmshme, shpesh mund të jenë shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze. Dhimbja e befasishme në ije nganjëherë përcillet me ënjtje.

Ekziston mundësia që të bëhet fjalë për të ashtuquajturin torzion (përdredhje) testikular. Testikujt janë të lidhur me organizmin në dy mënyra: me anë të kanaleve që përcjellin spermën që hyjnë në abdomen dhe me anë të lidhjeve trupore në afërsi të skrotumit (qeses së herdheve), transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ndonjëherë ndodh që këto lidhje të mos zhvillohen. Krahas kësaj njëri nga tubet e spermës përdridhet duke ndërprerë kalimin e gjakut në testikuj.

Në varësi të sëmundjes që shkakton dhimbjen në ije, ju mund të ndieni dhimbje në zonën e: kofshës,  brendësisë së ijes, pjesës së jashtme të ijes, vitheve.

Ndonjëherë dhimbjet e pjesëve të tjera të trupit, si dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës, përhapet në zonën e ijeve.

Nëse është fjala për dhimbjen e ijeve, ju do të vëreni që ajo përkeqësohet pas aktivitetit intensiv, veçanërisht nëse është e shkaktuar nga artriti.

Nëse paraqiteni te mjeku brenda 4-6 orëve, testikuli mund të shpëtohet, ndërsa nëse vonoheni më shumë se 12 orë, testikuli duhet të largohet kirurgjikisht. Shkaktari tjetër i mundshëm i dhimbjes në pjesën e poshtme të ijës është infeksioni i fshikëzës së spermës.

Krahas ekzaminimit mjekësor është mirë që të bëhet edhe një ultrazë. Infeksionet mund të mposhten me antibiotikë. Por çfarë të bëhet nëse tubet e spermës janë përdredhur? Këtë gjë do ta rregullojë kirurgu, i cili pastaj do ta lidh sërish skrotumin për trupi.  /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *