Home»Bota»Apple prezanton 3 modelet e reja të iPhone X (Foto + Video)

Apple prezanton 3 modelet e reja të iPhone X (Foto + Video)

Kompania ‘Apple’ ka nxjerrë ditën e sotme 3 modele të reja të gjeneratës së iPhone X.

iPhone XS Max ka një ekran 16.5 centimetra. iPhone XS ka të njëjtët komponentë dhe me madhësi sa origjinali iPhone X. Ndërsa ekrani i iPhone XR është më i madh se i X-it, por me cilësi më të ulët.

Sa për çmimet, iPhone XS do të kushtojë nga 949 deri në 999 dollarë, ndërsa XS Max 1149 dollarë për versionin bazë.

Ai që do të quhet iPhone XR, vërtetë do të jetë më ekonomik, por nuk konsiderohet me kosto të ulët, pasi do të kushtojë nga 600 deri në 750 dollarë, informon dritare.net

Ndërkohë, iPhone XR dhe XS do të jenë edhe më ekonomikë se modeli XS Max.

LEXO DHE :  Keni gjoks të vogël? Pasi të vishni këtë bluzë do të dukeni femra më me forma në planet

Përveç 3 modeleve të reja të iPhone-ve, kompania prezantoi edhe orën e re Apple Watch.

foto galeri

Chipi në bazën e Apple Watch Serie 4 dhe S4 i ri me ‘processor dual core’ me 64-bit dhe e reja GPU, janë dy herë më të shpejta, informon dritare.net

Ju mund të bëni matje të tensionit si dhe një elektrokardiogram dhe t’i ndani ato me mjekun tuaj me një monitor. Të gjitha në sajë të aplikacionit për ‘Shëndetin’.

Apple Watch do të jetë në treg nga 21 shtatori në 26 vende me një çmim 399 dollarë me Gps dhe 499 dollarë me Celular. / dritare.net

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *