Home»Horizonti.al»Amazon dhe Microsoft do të hapin qendra të inteligjencës artificiale në Shanghai

Amazon dhe Microsoft do të hapin qendra të inteligjencës artificiale në Shanghai

Multinacionalet teknologjike Amazon dhe Microsoft, përveç atyre kineze si Alibaba dhe Baidu njoftuan se do të hapin qendra të zhvillimit të inteligjencës artificiale në qyetin e Shanghait. Këto njoftime u zyrtarizuan në koferencën botërore mbi inteligjencën artificiale që nisi të hënën në Shanghai me ndihmën e sipërmarrësve kryesorë nga sektori teknologjik kinez dhe nga përfaqësues të multinacionaleve nga e gjithë bota. Amazon do të krijojë perlën e lindjes të quajtur AWS AI, një qendër e kërkimit që do t’u japë klientëve të vet kinezë mundësinë e lëshimit të aplikimeve të fokusuara mbi mësimin e makinave. Microsoft do të hapë  një qendër të fokusuar në shndrrimin e inteligjencës artificiale në aplikime praktike. Llogaritet që industria e lidhur me inteligjencën artificiale qarkullon vetëm në Shanghai, qendrën kryesore ekonomike të Kinës, më shumë se 10 300 milionë dollarë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *