Home»Horizonti.al»Ada Lovelace, programuesja e parë e informatikës

Ada Lovelace, programuesja e parë e informatikës

13 shtatori njihet si dita e programuesve

Ada Lovelace ishte vajza e poetit anglez Lord Bajronit dhe Annabella Milbanke-s që e shoqi e thërriste “princesha e paralelogramit” për pasionin e saj për gjeometrinë dhe për matematikën. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte dy muajshe dhe Ada që mbeti me të ëmën nuk e njohu kurrë të atin, i cili u largua nga Anglia dhe vdiq në Greqi 8 vite më vonë. Mbiemri me të cilën njihet vjen nga martesa me William King, kontin e Lovelace-s. Ada konsiderohet si programuesja e parë në historinë e informatikës. Ada Augusta Byron, më pas Lovelace – (1815-1852) ishte një grua speciale në mes të një epoke viktoriane. Pati fatin të kishte një nënë të pasur dhe aspak tradicionale nga e cila trashëgoi pasionin për matematikat dhe mundi të studionte në universitetin e Londrës dhe frekuentoi figura të shquara të shkencës dhe të artit si Fardeji dhe Dikensi.

Gjuha e parë e programimit.

Momenti i saj kyç mbërriti kur njohu matematikanin Charles Babbage, i cili kishte dizenjuar një makinë analitike që duhej të funksiononte me të njëjtat parime si kompjuterat e së ardhmes, por që kurrë nuk u ndërtua. Talenti i Adës i bëri shumë përshtypje dhe shkruajti një plan që përshkruan hapat për të llogaritur vlerat e numrave të Bernoulli-it. Babbage e punësoi si ndihmëse, por martesa e saj në moshën 20 vjeçare me William King dhe lindja e tre fëmijëve të saj e larguan disa vite nga kërkimi shkencor. Më pas u bashkuan sërish dhe Ada shpiku një sistem shenjash për të përshkruar algoritmet në makinën e Babbage, duke krijuar kështu gjuhën e parë të programimit. Punët e saj i firmoste me inicialet A. A. L, në mënyrë që të mos ia censuronin për faktin e të qënit femër. Në moshën 36 vjeçare u diagnostikua me kancer dhe u kurua me opiate dhe hipnozë, por që kurrë nuk e mori veten, vdiq një vit më vonë. Në vitin 1979 Departamenti i Mbrojtjes amerikane krijoi gjuhën e programimit që e emërtoi “ADA” për  nder të kësaj figure. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *