Home»Keshilla»9 gabimet që na bëjnë të dukemi të mërzitshëm

9 gabimet që na bëjnë të dukemi të mërzitshëm

Psikologu Leary Mark dhe kolegët e tij kryen tre studime të psikologjisë sociale për të përcaktuar se çfarë dallon një bashkëbisedues të mërzitshëm, nga një interesant. Përfundimi është intuitiv, nuk është vetëm ajo që thuhet, por është po aq e rëndësishme se si thuhet. Përmbajtja dhe stili kanë të njëjtën rëndësi.

Në një studim të parë, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të rendisnin se cilat sjellje të njerëzve të tjerë i konsideronin të mërzitshme. Nga kjo pyetje u shfaq një listë prej 43 pikash. Një mostër e pjesëmarrësve më pas votoi për shkallën e bezdisjes që u shkaktonte secili prej 43 elementëve.

Në këtë mënyrë, janë kufizuar 9 sjellje të mërzitshme, të renditura më poshtë në rendin zbritës.

Egocentrizmi negativ: të ankohesh për jetën tënde, duke treguar se si asgjë nuk të po shkon mirë. Kjo konsiderohet sjellja më e mërzitshme.

Banalizmi: sipërfaqësia, mungesa e argumenteve dhe tregimi gjithnjë i të njëjtës histori është e pozicionuar në vendin e dytë.

Jo shumë afektiv: mungesa e entuziazmit, të folurit e njëtrajtshëm, kontakti i dobët i syve dhe pamja jo shprehëse.

Monotonia: të folurit, pauzat e gjata dhe të ardhurit vërdallë me fjalët.

Pasiviteti: të paturit pak për të thënë, mos shpjegimi i pikëpamjes tuaj dhe mbështetja gjithmonë tek mendimi i zakonshëm.

Egocentrizmi: të folurit vetëm për veten.

Serioziteti: një bisedim i ashpër dhe formal ku mungojnë buzëqeshjet dhe elementet empatike.

Ironia idiote: përpjekja për të qenë me humor me çdo kusht, shpesh duke përdorur shaka pa kripë.

Shpërqëndrimi: të bësh gjëra që ndërhyjnë në bisedë, duke tërhequr vëmendjen, duke bërë diçka tjetër.

Në një studim të dytë, pjesëmarrësve iu kërkua të shikojnë një video ku dy njerëz ndërveprojnë dhe përcaktojnë se kush ishte i mërzitshëm,kush ishte interesant dhe pse. Rezultati është një listë e sjelljeve që dallojnë njerëz të mërzitshëm nga ato interesantë.

Njerëzit interesantë zbulojnë mendimet dhe emocionet e tyre më shumë se ato të mërzitshëm.

Njerëzit interesantë kontribuojnë në dialog me më shumë informacione sesa ato të mërzitshëm.

Njerëzit e mërzitshëm përdorin një numër më të madh mbushësish ose fjalësh që nuk kanë shumë kuptim.

Njerëzit e mërzitshëm kontribuojnë më pak në bisedë në përgjithësi.

/ bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *