Home»Horizonti.al»5 kuriozitete mbi lojërat olimpike

5 kuriozitete mbi lojërat olimpike

Lakuriq.

Fjala gjimnastikë vjen nga gymnos që do të thotë zhveshur, pra stërvitje lakuriq. I referohet qytetarëve grekë që ushtroheshin në një hapsirë të kufizuar (palestër) ku realizonin ushtrime fizike krejtësisht të zhveshur dhe me trupin e lyer me vaj ulliri.

Çdo katër vite.

Lojërat e para olimpike të antikitetit me aq sa dimë datojnë në 776 para krishtit, vit kur janë shkruar për herë të parë emrat e fituesve. Të paktën që nga ai vit dhe deri kur perandori Teodosio i ndaloi në vitin 394 pas krishtit ato festoheshin çdo katër vite duke u shndrruar në boshtin kronologjik të grekërve.

5 ushtrime.

Në lojërat e para olimpike prova ishte pentathlon-i që do të thoshte 5 ushtrime, fituesi i të cilave merrte emër mes grekërve. Ushtrimi i parë ishte dromos; një garë përgjatë një stadiumi pothuaj 200 metra ekuivalente sot me garën e shpejtësisë atë të 100 metrave. Fituesi ishte ai që ndizte zjarrin e shenjtë në altarin e Zeusit. Më pas ndiqej nga kërcimi për së gjati ose halma e ngjashme me kërcimin tri hapësh, më pas hedhja e diskut ose discobalia. Disku do të thoshte objekt që hidhet si prej guri apo bronxi, peshonte nga 1.5 kg deri në 5 kg në varësi të moshës, peshës dhe madhësisë së atletit. Fituesi shpallej ai që merrte mesataren më të mirë të 5 hedhjeve. Akontizmi ose hedhja e shtizës ishte e lidhur me stërvitjen ushtarake dhe me gjahun. Prova e fundit ishte dyluftimi që realizohej mes dy kundërshtarëve të barabartë.

Pishtari.

Zjarrin e orakullit të Zeusit në malin e Olimpit e ndizte fituesi i provës së parë pentathlon, ceremoni që organizohet edhe sot gjatë hapjes së lojërave olimpike.

6 herë kampion.  

Në gjysmën e dytë të shek VI. para krishtit mes olimpiadave të 60-të dhe 66-të një burrë u kthye në legjendën e lojërave. Vinte nga qyteti i Krotonës në jug të Italisë, Miloni ishte 6 herë fituesi absolut i olimpiadës,  mes shumë të tjerave si në lojërat Pythian, 10 në ato të Istmikut dhe 9 në ato të Nemeos. Ishte një shenjë e të gjitha kohërave në lojërat sportive, mbeti për më shumë se 24 vjet në krye të famës. Miloni i Krotonës, njeriu i rekordeve, i cili njihej edhe për bëmat e tjera si të hante një viç të tërë vetëm gjatë një vakti apo që shquhej për formën fizike që spikaste gjatë dyluftimit. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *