Home»Zodiak»20 të vërteta për shenjën e DASHIT

20 të vërteta për shenjën e DASHIT

Mund të mos e dini, por disa prej sjelljeve tuaja janë tërësisht të parashikueshme. Mbi të gjitha nëse analizohen nga këndvështrimi i Zodiakut. Mbani parasysh që disa tipare të personalitetit tuaj mund të zbuten apo shmangen, me ndihmën tuaj. Kuptoni të vërtetat mbi veten tuaj, që zbulojnë mënyrën si ju pëlqen të veproni.

1. Në astrologjinë e lashtë, Dashi përfaqësohej nga figura e gjahtarit. Gjithçka që është shumë e kollajtë për dikë të kësaj shenje, e bën që të humbë interesin.

2. Të lindurit në shenjën e Dashit janë të interesuar të eksplorojnë tema të reja dhe ata duan të eksperimentojnë me gjëra të reja: ushqim, restorante, aventura, programe.

3. Mos kundërshtoni një Dash. Ndër karakteristikat kryesore të dikujt që ka lindur në këtë shenjë është vendosmëria dhe gatishmëria për të luftuar gjithmonë për atë që dëshiron.

4. Ekziston një frymë e fortë sipërmarrëse që e bën pionier. Dinë se si të zgjidhin probleme si asnjë tjetër, por nuk u pëlqen rutina ose ndjekja e urdhërave. Ata janë të përsosur për pozita udhëheqëse.

5. Personat e lindur nën këtë shenjë zakonisht janë emocionalë dhe madje kryejnë akte impulsive në fushën e dashurisë.

6. Kjo është shenja më e durueshme e Zodiakut, por ka disa qëndrime që mund t’ju bëjnë të humbni kontrollin.

7. Ngadalësia është ajo që e irriton një Dash: duke folur, duke vepruar, duke marrë vendime, duke lëvizur, në komunikim, në punë, në shtëpi.

8. Hipokrizia dhe padrejtësia në përgjithësi mund të shkaktojnë sulme tipike nervore.

9. Individualizmi, ankthi dhe impulsiviteti për Dashin janë të shpeshta.

10. Ata janë njerëz të zemëruar me pavendosmërinë, që mund t’i bëjë ata të ndërhyjnë edhe aty ku nuk ua kërkon kush.

11. Dashi është autoritar dhe nuk di të respektojë ritmin e tjetrit. Lodhet shpejt dhe është tejet i angazhuar në gjërat që bën.

12. Kur flitet për seksin, e sheh si një faktor parësor në një marrëdhënie.

13. Duke qenë më individualistë dhe dinamikë, mund të ndjeni nevojën për të tradhëtuar ose gjithmonë të jeni në rrezik prej joshjes.

14. Krijues dhe intensivë, të lindurit në shenjën e Dashit mund të krijojnë ndezje të pasionit kur puthin njerëz me shenjën e Luanit, Shigjetarit, Dashit dhe Akrepit.

15. Faza bërjes për vete të tjetrës apo tjetrit, është gjithmonë e preferuara e një Dashi. Motivi kryesor për të është të bëjë për vete njeriun që do.

16. Gjithashtu, pëlqen të marrë iniciativën, me vetëdije, duke e bërë atë të qartë.

17. Të lindurit në shenjën e Dashit janë gjithmonë të gatshëm të bëjnë programe të ndryshme, sepse ata lodhen nga rutina dhe monotonia. Befasia dhe pak rebelim janë motoja e tyre.

18. Për shkak se pëlqen të rrezikojë, Dashi mund të përfundojë duke u mbështjellë në trekëndëshat e dashurisë.

19. Dashi pëlqen të njohë aftësitë dhe cilësitë e veta. Eshtë vanitz dhe i pëlqen iniciativa.

20. Tepër rebelë, të lindurit në shenjën e Dahit i përkasin shenjës së impulsit fillestar, irritohen  me ata që nuk kanë iniciativë dhe janë pasivë ose shumë të bindur.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *