Home»Horizonti.al»Sony do të shesë qenin e tij me inteligjencë artificiale në Amerikë

Sony do të shesë qenin e tij me inteligjencë artificiale në Amerikë

Sony njoftoi të enjten se qeni robot, Aibo që funksionon me inteligjencë artificiale do të jetë në tregun amerikan për festat e fundvitit me një çmim prej 2.899 dollarësh.  Sipas gjigandit të elektronikës së konsumit qeni mekanik i gjeneratës së gjashtë kombinon robotikën me sensorë të imazheve dhe inteligjencë artificiale, çka lejon të mësojë sjellje dhe të njohë fytyrat. “Roboti Aibo krijon personalitetin e tij në bazë të ndërveprimeve me njerëzit, çka i jep çdo ekzemplari një karakter unik në funksion të shokëve të tij njerëzorë”, – u shpreh Sony. Ashtu si qentë realë, Aibo mund të mësojë truke dhe të kërkojë pronarët e tij, di të reagojë ndaj fjalëve ledhatuese dhe përkëdheljeve në kokë. Aibo luan me lodra që Sony do t’i shesë veçmas. Aibo përfshin një aplikacion që pronarët mund ta përdorin për të rregulluar konfigurimin e sistemit ose për të shtuar truke të reja si dhe mund të lidhen me Cloud-in e internetit për të ruajtur kujtime. Sipas Sony-t pronarët e Aibos mund të monitorojnë shokët e tij qen, ndërsa janë larg shtëpisë, duke i hedhur një sy përmes syve robotikë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *