Home»Lifestyle»Shendeti»Sindromi i zorrës së irrituar, sëmundja që shfaqet nën kushtet e stresit. Ja disa nga shenjat e saj

Sindromi i zorrës së irrituar, sëmundja që shfaqet nën kushtet e stresit. Ja disa nga shenjat e saj

Sindromi i zorrës së irrituar nuk ka ndonjë shkaktar etiologjik të mirevidentuar, por mendohet se shkaktohet në personat, të cilët janë duke kaluar nën kushtet e stresit, apo të ankthit. Disa nga shenjat e kësaj sëmundjeje, po i rendisim më poshtë:

  1. Dhimbje në formë krampesh e përhapur në gjithë zonën abdominale.
  2. Ndryshime në tranzitim intestinal, shpesh me diarre dhe me nevojë të herëpashershmë për të shkuar në tualet.
  3. Shije e hidhur në gojë, edhe nëse keni ngrënë pak minuta më parë diçka të ëmbël.
  4. Jashtëqitje jo e zakonshme, zakonisht në sasi shumë të vogël dhe në formë jo të zakionshme.
  5. Ankth dhe probleme me stresin. Siç e thamë edhe më lart, këta janë dy shkaktarët kryesorë të kësaj patologjie.
  6. Palpitacione, të tilla që ju mund të ndjeni të rrahurat e zemrës edhe përmes sipërfaqes së lëkurës.
  7. Lodhje. Si pasojë e humbjeve në lëngje për shkak të diarresë, kemi ulje të presionin arterial dhe lodhje të vazhdueshme të personit.
  8. Refluks gastroezofageal, i cili është kthim i ushqimit të stomakut në ezofag me dëmtim të mukozës ezofageale, si pasojë e lëngut acid të stomakut. Shpesh sindromi i zorrës së irrituar komplikohet me refluks gastroezofageal dhe anasjelltas.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *