Home»Zodiak»Si do të jetë e diela juaj? Horoskopi i datës 12 gusht 2018

Si do të jetë e diela juaj? Horoskopi i datës 12 gusht 2018

Dashi

Kjo do jetë një ditë shumë aktive për ju. Nëse jeni në çift, jeta sentimentale do ju përmirësohet. Do jeni më afër partnerit tuaj dhe do e keni më të lehte të komunikoni me të. Nëse jeni ende vetëm, influenca e yjeve do sjellë takime të rëndësishme dhe dashuri me shikim të pare. Shikojini me kujdes personat që do iu dalin para. Nëse jeni në punë do bëni mirë të tregoheni më të organizuar në mënyrë që ta keni më të thjeshtë gjithçka. Guximi nuk ka për t’iu munguar. Në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap të nxituar sepse do keni shumë probleme më vonë.

Demi

Përgatituni edhe për të papritura gjatë kësaj dite, por mos u stresoni. Për çiftet dita e sotme do jetë e qetë e pa vështirësi. Do keni edhe momente pasionante në të cilat emocionet do arrijnë kulmin. Ju beqarëve do iu duhet të bëni pak më shumë durim për të bërë për vetë personin që u pëlqen. Mos hidhni hapa të nxituara gjatë kësaj dite. Në punë, sipas Dritare.net, do jeni të tejmbushur me projekte. Mundohuni të fokusoheni sa më shumë që të mos keni probleme në vijimësi. Ka mundësi që sot të lindin edhe keqkuptime me kolegët.  Falë ndikimit të Diellit në planin financiar, fati do iu buzëqeshë. Blini ato që keni për të blerë, por mos e teproni me shpenzimet.

Binjakët

Nëse toleroni më tepër gjërat do ju ecin shumë më mirë sot. Kontradiktat nuk do mungojnë sot në jetën tuaj në çift, por po u treguat paksa më të matur dhe të mos e teproni me ato që do thoni gjithçka do rregullohet shpejt. Një fjalë e gabuar mund ta lëndojë thellësisht partnerin. Yjet do jenë në anën e ju beqarëve dhe do sjellin për ju dashuriçka të këndshme. Në punë do keni shume ide dhe projekte në mendjen tuaj, por duhet t’i mendoni me kujdes. Merrni mendimin e kolegëve të punës, por në fund vendosni vetë. Me financat situata nuk do jetë aspak e mirë. Gjithsesi nëse merrni masa sa më pare mund t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Sot merrini gjërat më shtruar dhe keni për ta parë që do përfitoni. Klima në çift do jetë pak e trazuar. Kujdes mos tregoheni shumë posesivë sepse do lindin debate dhe zënka të shumta. Mos kërkoni të jeni ju që ta komandoni tjetrin, por mundohuni të ruani barazinë. Ju beqarët nuk duhet t’i shihni personat që do takoni si objekte kënaqësie sepse do jeni të humbur. Në punë mund t’iu bëhet një propozim interesant dhe ju do të rizgjoheheni. Nëse punoni në fushën e komunikimit dhe tregtisë do jeni të privilegjuar. Financat do jenë problematike dhe ju nuk do mund të realizoni planet që kishit bërë.

Luani

Për ju kjo do jetë një ditë e mërzitshme. Nuk do keni shumë qejf as të punoni e as të bëni ndonjë gjë të veçantë. Situata në çift do jete e paqëndrueshme. Mundohuni të zgjidhni sa më parë mosmarrëveshjet dhe ta konsolidoni lidhjen. Vullneti juaj i mirë do të shpërblehet. Për beqarët do të shfaqet më në fund dashuria. Përgatituni për një dite plot kënaqësi. Në punë mundohuni të punoni në ekip. Komunikoni sa më shumë me koleget, ndani idetë dhe veproni pasi të bini dakord me ta. Financat do jenë të paqëndrueshme, por me pak guxim dhe këmbëngulje mund të arrini të vendosni ekuilibrin. Tentoni njëherë sepse nuk keni çfarë të humbni.

Virgjëresha

Sipas Dritare.net qielli do hapet gjatë kësaj dite dhe rrezet e diellit do ju ngrohin pafund. Nëse jeni në çift do ja kaloni mirë me partnerin dhe mirëkuptimi do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Venusi, perëndesha e dashurisë do ju mbështesë më së shumti ju beqarëve. Takimet do jenë interesante dhe personat mjaft te veçantë. Përfitoni sa të mundni. Në pune mëngjesi nuk do jetë shumë i mire sepse nuk do arrini dot ato që doni. Gjithsesi nuk duhet të dorëzoheni asnjë moment. Kujdes duhet të bëni në planin financiar. Mos dëgjoni këshillat e të tjerëve, por bëni atë që mendoni se është e duhura.

LEXO DHE :  Tërmeti bën namin në Shqipëri, ja dëmet e shkaktuara!

Peshorja

Jo çdo fushë do privilegjohet sot, por për disa gjëra edhe do gëzoheni. Jeta sentimentale do ecë gjithë e më mirë. Sipas Dritare.net, ju çiftet do filloni projekte të përbashkëta dhe do ndiheni të lumtur në krahët e partnerit. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë. Mos lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart. Për punën do jete një ditë shume e lodhshme. Kolegët nga ana tjetër do mundohen t’iu kritikojnë dhe t’iu pengojnë. Duhet të jeni me diplomatë që të tjerët t’ju dëgjojnë. Mos shpenzoni pa kufi nëse nuk doni që buxheti të rrënohet. Mendohuni mirë para së të ndërmerrni çdo hap.

Akrepi

Sot keni shumë fat.  Edhe nëse mund të jeni të pasigurt për diçka, pranoni ftesat dhe propozimet që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje do merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj dhe kjo do iu bëjë të ndiheni edhe më mirë. Personi që keni në krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Ju beqarët do kaloni një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet që do bëni. Në punë mund të keni edhe ngritje në detyrë dhe do ndiheni të plotësuar. Klima në planin financiar do jetë e favorshme. Mund të kryeni më në fund investimet që kishit menduar prej kohësh.

Shigjetari

Nuk pritet ndonjë shkëlqim i madh në jetën tuaj sot kështu që mos shpresoni më kot. Për ju çiftet nuk do ndodhe asgjë e veçantë që duhet shënuar. Megjithatë dita do jetë e këndshme dhe do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni. Për ju beqarët ka shume mundësi që një miqësi jo shumë e hershme të kthehet në ndjenja të forta. Mos u druani aspak, por shprehini ato që keni në zemër. Me jetën profesionale nuk do jeni plotësisht të kënaqur. Ose nuk do arrini atje ku keni menduar ose do lodheni e do mërziteni shumë. Pamaturia në planin financiar do iu kushtojë shtrenjtë. Ulni sa të mundni shpenzimet.

Bricjapi

Sot nuk duhet të dëgjoni shumë fjalët e të tjerëve dhe çdo hap duhet ta hidhi me maturi. Mos ndryshoni asgjë në jetën tuaj sentimentale sepse më pas do e keni të vështirë të arrini të ndërtoni sërish atë që keni ndërtuar deri më sot. Ju beqarët nuk do krijoni një lidhje as gjatë kësaj dite, por gjithsesi takimet do jenë interesante dhe pas disa ditësh jeta do ju ndryshojë. Në punë do keni shume sukses. Do jeni shumë diplomatë dhe do arrini çdo objektiv që d i vini vetes. Financat do jenë goxha të mira. Përfitoni  për të kryer investime të rëndësishme qe do ua përmirësojnë shpejt buxhetin.

Ujori

Sytë do ju shkëlqejnë edhe më shumë gjatë kësaj dite sidomos për shkak të dashurisë. Venusi do iu garantoj një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft të bukur. Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah. Ju beqarët do përballeni me surpriza të këndshme. Mos neglizhoni ftesat për takime që do iu bëhen gjatë kësaj dite. Puna që bëni nuk do ju kënaqë mjaftueshëm kështu që sa më parë duhet të kërkoni një gjë tjetër. Nëse dikush ju propozon diçka mos e refuzoni pa u menduar. Do e keni pak të vështire ta ekuilibroni buxhetin sot, por me pak mundim dhe maturi do ia dilni mbanë.

Peshqit

Sot do jeni të gatshëm të bëni gjithçka që të tjerët të kënaqen. Nëse keni një lidhje do e kuptoni edhe më mirë atë që keni në krah dhe do ia plotësoni dëshirat. Nga ana tjetër ai do iu përgatisë një surprize që as që e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ju beqarët do keni takime pa fund. Merrini gjërat shtruar dhe njihuni sa më mire me personat që do takoni. Planetët premtojnë shumë në jetën profesionale. Do jeni shumë të organizuar dhe të gjithë do ju vlerësojnë. Përfitoni nga kjo për të kërkuar rritje rroge apo përfitime të tjera. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë edhe më mirë sesa ju e kishit menduar. / dritare.net

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *