Home»Zodiak»Shenjat e Horoskopit që vuajnë dhe shenjat që të vëjnë të vuash, në dashuri

Shenjat e Horoskopit që vuajnë dhe shenjat që të vëjnë të vuash, në dashuri

Kur vendosim që të angazhohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe pa dashje mund të vuajmë ose të përfundojmë duke u lënduar veten me sjellje të caktuara që shfaqim.

Në të vërtetë, nuk duhet të themi se ka humbës ose fitues në proces, por me ndihmën e Zodiakut, mund të dihet nëse shenja juaj ju bën të vuani ose i bëni të tjerët të vuajnë.

SHENJA QE VUAJNE

Binjakët

Meqenëse ata janë njerëz të ëmbël, me siguri hyjnë në një marrëdhënie ku tashmë ëndërrojnë të përjetojnë momente të lumturisë ekstreme, por me gjithë këtë, mund të vuajnë kur shohin realitetin dhe të pësojnë zhgënjime të ndryshme.

Gaforrja

Ata janë emocionalë, kështu që mund të vuajnë shumë në dashuri. Ndërsa zakonisht lidhen kollaj dhe i kushtojnë të gjithë dashurinë e tyre të dashurit, përfundojnë me vuajtje sepse vërejnë se jo gjithçka ndodh siç është planifikuar.

Virgjëresha

Ata janë të kujdesshëm me jetën e tyre të dashurisë, por mund të lëndohen thellë duke dhënë shumë nga vetja, dhe duke mos marrë të njëjtën gjë nga partnerët. Ekspozimi i lartë i ndjenjave gjithashtu bëhet një hidhërim i madh për ta.

Peshorja

Peshorja është romantike dhe kjo mund t’i sjellë shumë trishtim dhe vuajtje në marrëdhëniet e tyre të dashurisë. Shumë shpesh gjejnë dashuri të pamundura, dhe atëherë një dramë e madhe mund të fillojë në jetën e tyre të dashurisë.

Ujori

Për fat të keq, Ujori nuk di se si të drejtpeshojë emocionet dhe arsyen, dhe për këtë arsye, mund të përfundojë të mos vërë re se marrëdhënia do t’i sjellë vuajtje. Ujorët duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë ndjenjat e tyre, sepse vetëm atëherë do të munden të kenë sukses në dashuri.

Peshqit

Ata janë njerëz besnikë, romantikë dhe të ndjeshëm, dhe kjo mund t’u sjellë atyre shumë dhimbje dhe vuajtje, sidomos kur vërejnë se ndjenjat nuk kthehen njësoj nga partneri. Kur jeni përgjegjës për vuajtjet e të tjerëve, me siguri do të vuani shumë, meqë faji do të jetë i pranishëm në jetën tuaj.

Shenjat që të bëjnë të vuash:

Dashi

Ato janë praktikë dhe të vendosur, kështu që mund të bëjnë të vuajë partnerin e tyre, sidomos me një sjellje kokëfortë dhe shpesh të ftohtë. Për shkak se janë shumë të ndershëm, fjalët e tyre mund të dëmtojnë të dashurit e tyre.

Demi

Mundohen të jetojnë marrëdhënie të forta, por dorëzohen herët nëse vërejnë se nuk janë në anën e çiftit ideal. Kjo sjellje mund të dëmtojë partnerin, veçanërisht për ndarjen e papritur, e cila zakonisht vjen si një surprizë dhe pa shpjegime.

Luani

Ata janë të dashur në marrëdhëniet e tyre, por kur vërejnë se marrëdhënia nuk po shkon mirë, largohen shpejt nga partneri i tyre, kryesisht për shkak të lëndimit të krenarisë.

Akrepi

Për shkak se janë intensivë dhe të pasionuar, gjithashtu mund të jenë më pak të ndjeshëm në marrëdhëniet e tyre dhe, për shkak se nuk shprehen qartë, mund të shkaktojnë vuajtjen e partnerit me paqëndrueshmërinë dhe dyshimet e tyre.

Shigjetari

Ata janë njerëz që e duan lirinë dhe me këtë mund ta bëjnë partnerin të vuajë. Të jetosh në një burg të dashurisë nuk është pikërisht lloji i marrëdhënies që ata duan, dhe nëse vërejnë se do të ndodhë, ata thjesht do të heqin dorë nga marrëdhënia.

Bricjapi

Me gjithë racionalitetin dhe prakticitetin, ai është i aftë të dëmtojë thellësisht të dashurit pasi shpesh është i sinqertë. Gjatë një çështjeje dashurie, mund të flasin më shumë se ç’duhet, duke e bërë partneren të ndjehet e prekur dhe e lënduar.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *