Home»Horizonti.al»Prezantohet një kafshë e re prehistorike; një pterosaur gjigand

Prezantohet një kafshë e re prehistorike; një pterosaur gjigand

Në vitin 2014 u gjetën në shkretëtirën e Utah-s mbetjet e një pterosauri gjigand. Tani autorët e zbulimit nga “Brigham Young University” kanë publikuar një studim mbi këto mbetje dhe rezultatet janë mahnitëse. Kjo krijesë ka jetuar afërsisht para 200 milionë vitesh, shumë kohë se të shfaqeshin kafshë të tjera prehistorike si megalodoni ose tiranosauri. Sipas studimit pterosauri me përmasa një metër e gjysëm më krahë të hapura kishte 110 dhëmbë, 4 nga të cilët, kaninët, (dhëmbët e qenit) ishin 3 cm të gjatë.  Kafsha jetoi në njëkohë në kontinentin Pangea që ende nuk ishte ndarë dhe u zhduk për shkak të një thatësire të madhe. Megjithatë nuk është pterosauri më i madh i njohur deri më tani; këtë vend e mban ekzemplari i zbuluar në shkretëtirën e Gobit në vitin 2006. / bota.al

1 Comment

  1. studenti
    08/19/2018 at 16:20 — Reply

    Çudi, asnjë foto e gërmimeve nga specialistët. Ku janë skeletet e këtij pterosauri? Na thuhet se fosilet kanë ekzistuar deri para 200 milionë vitesh, kur dihet që metoda e karbonit 14 e ka saktësinë deri 2000 vite më parë, kurse më herët akoma fillon dhe ia fut kot. Duhen më shumë të dhëna që të merret seriozisht kjo çështje.

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *