Home»Motivuese»Njerëzit vijnë në jetën tonë për tri arsye…

Njerëzit vijnë në jetën tonë për tri arsye…

Ndonjëherë ne marrim dashuri nga njerëzit që presim më pak të na duan. Ne i dhurojmë dashuri disa personave, dhe mund të ndodhë që këtë dashuri ta marrim mbrapsht nga persona të tjerë. Njerëzit vijnë në jetën tonë për tri arsye: një stinë, një arsye dhe një jetë. Vetëm kur e kuptojmë se për çfarë ata janë bërë pjesë e jetës sonë, mund të arrijmë të ndërveprojmë siç duhet me ta.

Disa njerëz vijnë në jetën tonë për një stinë, apo për një periudhë të caktuar. Kjo periudhë ka një fillim, një pikë kulmore dhe një fund, ashtu si çdo vepër letrare. Ata hyjnë në jetën tonë, na bëjnë të lumtur, shumë të lumtur, por kjo periudhë e ka një ditë përfundimi. Persona të tillë nuk duan t’ia dinë për vetminë tonë, ata duan t’ia dinë vetëm për vetminë e tyre, sepse na afrohen jo kur ne jemi të vetmuar, por kur ata janë të vetmuar.

Disa njerëz vijnë në jetën tonë për një arsye: për të na ndihmuar të mësojmë, të rritemi, të na ndihmojnë në situatat më të vështira. Këta persona mos i harro kurrë, sepse kanë qenë aty për ty, kur askush tjetër nuk ka qenë, edhe pse kanë pasur plot arsye për të mos qenë pranë teje. Kur ata mund të bënin si gjithë të tjerët, pra të nxirrnin një justifikim për t’u larguar nga ty në momentet e tua më të vështira, ata zgjodhën të ishin pranë teje për të të ndihmuar fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Këta persona të duket sikur janë dërguar nga Zoti për të të shpëtuar dhe është vërtet kështu… Pyete veten se kush të ka qëndruar pranë në momentet e tua më të vështira dhe bëji ata të ndihen se ti vërtet i je falenderues/e, sepse kështu edhe ata do të ndihen mirë.

Pastaj ka edhe persona që të shoqërojnë përgjatë gjithë jetës tënde. Shpesh herë mund të mos e kesh vënë re rëndësinë e prezencës së tyre, por ata kanë qenë përherë pranë teje. Këta janë njerëzit që shpesh të kanë dashur ty shumë, edhe kur ti nuk u ke dhënë asgjë në këmbim. Pyete veten se cilët janë këta persona dhe mendohu mirë se si t’i bësh ata të ndihen se ti vërtet je mirënjohës/e për praninë e tyre në jetën tënde. Bëji ata të kuptojnë se ti e di sa shumë të kanë ndihmuar me përkujdesjen e tyre.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *