Home»Motivuese»Një letër e hapur për këdo që mund të ketë humbur një motër, apo një vëlla në jetë…

Një letër e hapur për këdo që mund të ketë humbur një motër, apo një vëlla në jetë…

Së pari, dua ta nis këtë letër me keqardhjen më të madhe që jeta të ka vënë përballë një sfide kaq të rëndë. Unë e di, e kuptoj mjaft mirë se sa e rëndë është të humbësh një person kaq tëdashur sa motra apo vëllai. E di edhe se sa e vështirë është edhe të mësuarit pa prezencën e tyre në jetë.

Së dyti, me siguri je duke e menduar vëllanë apo motrën në çdo moment. Unë nuk jam askushi për të të thënë të mos e bësh këtëgjë, por dua të të kujtoj se është e vështirë të ecësh përpara duke e menduar vazhdimisht një person që ka ndërruar jetë. Duhet tëkuptosh se vëllai apo motra jote nuk do ta donte një gjë të tillë. Nuk do të donte kurrsesi që ti të mos vazhdoje me jetën tënde, por të ndaleshe përpara një sfide kaq të madhe. Është detyrë e jotja që të ndash kujtimet nga realiteti. Kujtimet mund të tëndalin, por realiteti “të detyron” të ecësh përpara.

Së treti, jam i sigurtë që vëllai apo motra jote kanë lënë gjëra tëpapërfunduara në këtë jetë, pasi asnjëherë koha nuk mjafton për t’i mbyllur gjithë gjërat. Kushtoji atyre kohën e duhur dhe mbylli. Kjo nuk do të thotë të jetosh një jetë për të dy ju, por tëgjesh pak kohë nga koha jote e lirë për të përfunduar çdo gjë qëduhet përfunduar. Më beso që nga sipër, vëllai/motra do të tëjenë tepër falenderues dhe ti do të ndihesh më mirë.

Së katërti, mundohu të kuptosh se jeta vazhdon. Është e vështirë, e di dhe të kuptoj. Është e vështirë të shohësh fotot bashkë, tëkujtosh çfarë keni përjetuar bashkë dhe të bindësh veten se asgjënuk do të përsëritet më. Është e vështirë të shkelësh në të njëjtat rrugë që keni shkelur bashkë dhe tani ai/ajo të mos shoqërojëmë. Është e vështirë të jetosh pa këshillat e tij/saj. Por duhet ta bindësh veten, duhet të tregohesh i/e fortë dhe të ecësh përpara. Do të ketë momente kur do të ndihesh shumë i/e dobët, por nuk duhet kurrsesi të ndalesh. Jeta vazhdon dhe kërkon që ti dhe çdokush prej nesh të ecë fuqishëm përpara…

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *