Home»Keshilla»Nëse të është thyer ndonjëherë zemra, bën mirë ta lexosh këtë material…

Nëse të është thyer ndonjëherë zemra, bën mirë ta lexosh këtë material…

Sa prej jush janë lënduar ndonjëherë? Apo janë bllokuar dhe nuk kanë ditur çfarë të bënin në vazhdim? Edhe unë jam lënduar, po ashtu si ty…

Kur arrin fundin, arrin ta kuptosh më mirë se çfarë kërkon të arrish në jetë. Unë nuk doja të më thyhej sërish zemra. Fillova të ulesha vazhdimisht në tavolinë në një orar të caktuar dhe të mendoja se si mund t’i ndihmoja të tjerët të arrinin sukses. Shumë kompani si Tinder, Apple, Samsung etj. ishin shndërruar në kompani lider në shitjet e produkteve teknologjike. E pyesja shpesh veten: “Çfarë i bënte këto kompani të ndryshme që njerëzit i besonin kaq shumë?”; “Çfarë i bën njerëzit e suksesshëm të ndryshëm nga njerëzit e tjerë?”. Me kalimin e kohës, arrita të kuptoj se këta njerëz kanë një gjë të përbashkët: Faktorin e veprimit. Një ide është e mirë, bazuar në sa mirë mund ta vendosësh atë në veprim.

Kur unë fillova të ndërtoja kompaninë time, isha e frikësuar. Nuk e kisha të qartë se çfarë po bëja. Isha e pasigurtë dhe e frikësuar në maksimum nga mundësia e dështimit. Mirëpo, mora vendimin të qëndroja mbi frikërat e mia dhe ia dola. Ndaj, pyete veten tënde, cili është ai veprim që duhet të ndërmarrësh për të realizuar ëndrrat e tua?

Fillo me hapa të vegjël dhe kënaqu me pak në fillim. Edhe ato arritje të vogla, kur bëhen bashkë, kanë domethënie të madhe. Mos harro t’i shkruash hapat që hedh. Pasi t’i realizosh ato, shkruaj hapin e radhës. Pastaj tjetrin, tjetrin e kështu me radhë. Nuk të duhen hapa të mëdhenj për t’i realizuar dëshirat e tua. Duhet thjesht të ecësh përpara, sepse ka një sekret për realizimin e veprimeve. Ai është, njëri veprim të nxit të bësh veprime të tjera.

Nëse gjëja e vetme që mund të bësh sot, është të hedhësh hapin e parë, atëherë hidhe. Hidhe me siguri, edhe pse pasiguritë mund të të kenë pushtuar. Hidhe atë hap, pa e pasur frikën e dështimit. Mjaft mendove tepër dhe fillo të veprosh.

Kim Perell

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *