Home»Horizonti.al»Nasa lëshoi me sukses sondën Parker, që ka për mision historik të “prekë” Diellin

Nasa lëshoi me sukses sondën Parker, që ka për mision historik të “prekë” Diellin

Sonda diellore Parker, e para anije që do të përshkruajë kurorën e Diellit u lëshua sot me shumë sukses 24 orë pas shkëputjes nga baza  e Cabo Cañaveral (Florida). Misioni që pretendon të sqarojë misteret që fsheh ylli mbret dhe që është parashikuar që të mbërrijë në muajin nëntor filloi pas 4 përpjekjeve të lëshimit. Raketa Delta IV Heavy e shoqërisë “ United Launch Alliance “  u shkëput në orën 03.31 me orën lokale që nga baza ajrore e Cabo Cañaveral të Nasës me sondën në bord. Pak minuta nga lëshimi raketa i shkëputi 3 propulsorët ashtu siç ishte parashikuar. Me parashikimet e motit të favorshme në 95 % dhe pasi zgjidhi problemet që ishin krijuar pas dështimeve të dy herëve të kaluara të lëshimit, Nasa riprogramoi dje fillimin e këtij misioni që ajo e konsideron historike. Sonda pretendon të mbledhë informacion sa më afër Diellit, atë që asnjë anije nuk e ka realizuar deri më tani. Në këtë mënyrë do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve si ndryshimet e temperaturës në atmosferën e yllit që ndodhen mbi 1 milionë gradë, ndërsa sipërfaqja diellore ka temperatura në 6000 gradë.

Pas shumë vitesh kërkimi ekipi arrit në përdundimin se sonda do të rezistojë ndaj një nxehtësie deri 500 herë nga ajo që u eksperimentua në tokë dhe në këtë mënyrë do të realizojë vëzhgime “in situ”. Bëhet fjalë për një mburojë termike që do të durojë temperatura deri në 1400 gradë dhe do t’i mbajë instrumentet në brendësi të anijes në temperaturë mjedisi deri në 30 gradë. Sonda ka përmasa të vogla 65 kilogramë dhe 3 m lartësi dhe do të mbërrijë në një distancë prej 6 milionë kilometra nga Dielli. Gjithashtu shpejtësia që do të arrijë sonda do të jetë 700 000 km në orë, shpejtësia maksimale që ka arritur deri më tani ndonjë anije e ndërtuar nga njeriu. Një shpejtësi që është e barabartë mes një udhëtimi nga Nju Jorku në Tokio në një minutë dhe që do t’i lejojë sondës të mbërrijë në Diell në nëntor. Sonda do të orbitojë 24 herë Diellin dhe do t’i afrohet progresivisht atij me ndihmën e gravitetit të Afërditës, do të mbërrijë në pikën më të afërt me Diellin në vitin 2025, kur do mundet të mbledhë informacion më me vlerë. Sonda ka një kosto prej 1 500 milionë dollarë ose 1 200 milionë euro dhe do mbajë për herë të parë emrin e një njeriu në jetë, atë të fizikantit amerikan, Eugene Parker, 91 vjeç, i cili zhvilloi në vitet 50 të shekullit të kaluar teorinë e erës diellore. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *