Home»Lifestyle»Shendeti»Konsumimi i ushqimeve në fast food. Dëmet në shëndet

Konsumimi i ushqimeve në fast food. Dëmet në shëndet

Ndryshimi i stilit të jetesës, jeta dinamike, puna me orare të zgjatura përpara kompjuterave, lodhja kur kthehesh pas pune në shtëpi, janë faktorë që kanë ndikuar përherë e më tepër në konsumimin e ushqimeve të shpejta. Tani koha e lirë është reduktuar goxha dhe njerëzit nuk e kanë më mundësinë të gatuajnë gjellë në shtëpi. Për të plotësuar nevojat ditore për ushqim, zgjedhin mënyrën më të thjeshtë dhe më të shpejtë, atë të ngrënies në fast food-e. Por, a jemi ne të vetëdijshëm për dëmet që kanë në shëndet këto ushqime?

Në Shqipëri, sidomos gjatë periudhës kur nxënësit, gjimnazistët e studentët janë në shkolla, nivelet e shitjeve në fast food-e janë të larta. Të pyetur në shumë studime, të rinjtë shprehen se janë të vetëdijshëm për dëmet në shëndet, por që sërish e shohin këtë mënyrë ushqyerjeje si të shpejtë dhe më të leverdisshme për sa i përket aspektit kohor. Prindërit, në shumë studime, janë shprehur se i këshillojnë përherë fëmijët të mos konsumojnë ushqime të tilla.

Dëmi i parë në shëndet, është mbipesha. Konsumi i ushqimeve të shpejta ndikon në mënyrë lineare në shtimin në peshë. Kjo është dhe arsyeja se pse në ditët e sotme po shohim përherë e më tepër fëmijë e të rinj mbipeshë, ndonjëherë edhe obezë, sepse ata ushqehen me ushqime jo të shëndetshme.

Dëmi i dytë në shëndet, është rreziku për diabet juvenil në moshën e re dhe diabetin tip 2 në moshën e rritur. Ushqimet e shpejta janë faktor kryesor që ndikojnë me kalimin e kohës në uljen e nivelit të insulinës në trup. Nëse konsumi i tyre nis në moshë shumë të hershme, mund të ndodhë shfaqja e diabetit juvenil për fëmijët e grupmoshave të vogla, ndërsa në moshat e rritura zhvillohet diabeti “klasik”, ai tip 2 si pasojë e rezistencës insulinike.

Dëmi i tretë në shëndet, sipas një studimi të bërë në Londër, është ai i uljes së koeficientit të inteligjencës. Në studim u përfshinë fëmijë që konsumonin përherë ushqime të gatuara në shtëpi dhe fëmijë që konsumonin ushqime në fast food-e. Të vendosur në të njëjtat kushte për një kohë shumë të gjatë, u vu re se fëmijët që hanin shëndetshëm vazhdonin të kishin nivel të lartë inteligjence, kurse fëmijët që ushqeheshin në fast food-e prezantuan një nivel më të ulët inteligjence nga ai në fillim të studimit.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *