Home»Bota»Gabim apo virus? Kaos në Facebook: Fshihen postimet e miliona përdoruesve në të gjithë botën

Gabim apo virus? Kaos në Facebook: Fshihen postimet e miliona përdoruesve në të gjithë botën

Nëse keni shpërndarë një postim në “Facebook” dhe më pas është zhdukur nga muri juaj, rrini të qetë, nuk jeni të vetëm.

Prej disa orësh shumë përdorues po ankohen pasi përmbajtje të formatit të ndryshëm, lajme apo video dhe me argumente të ndryshme, nga politika tek përvjetorët, nga këngët e Bob Marley tek emigrantët e mbetur në det janë fshirë dhe janë sinjalizuar nga rrjeti social me popullor si spam (mesazhe të padëshiruara).

Miliona njerëz raportojnë se kanë shpërndarë një post apo përditësim në faqen e tyre, vetëm për të inspektuar nëse është zhdukur ose jo pasi është postuar.

Në faqet “Facebook’s developer”, përdoruesit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm po raportojnë se mesazhet e arritura në kutinë elektronike postare po u zhduken brenda disa minutave pa lënë gjurmë.

Fenomeni ka prekur përdorues nga e gjithë bota. Shumë prej tyre shpjegojnë se, sapo raportohet në “Facebook” se postimi nuk është spam, përmbajtja rikthehet.

Për këtë arsye mund të bëhet fjalë për një gabim, më thjesht, një nga ato ditë kur Facebook përditëson cilësimet e tij.

Edhe problemi më i vogël kompjuterik në “Facebook” mund të jetë i madh, pasi këtë rrjet social e përdorin më shumë se një miliard njerëz.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *