Home»Lifestyle»Shendeti»Djegia e lëkurës në diell dhe çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur…

Djegia e lëkurës në diell dhe çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur…

Jemi në stinën e verës dhe është e pashmangshme djegia e lëkurës gjatë kohës që shkojmë në det. Mirëpo ekspozimi i vazhdueshëm në diell na rrezikon më tepër për tumore të formave të ndryshme të lëkurës, ndër të cilat edhe të melanomave, tumore tepër të rrezikshme të lëkurës. Ndaj, është e rëndësishme të marrim masat për t’u mbrojtur prej ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Së pari, mos i besoni ata persona që mendojnë se kremi mbrojtës ndaj diellit pengon nxirjen normale. Jo vetëm që lejon nxirjen normale, por edhe ju mbron. Ndaj, aplikojeni atë përpara ekspozimit në diell, pasi laheni në det dhe pasi përfundoni ditën në plazh, në mënyrë që t’ju mbrojë edhe prej dehidratimit, i cili do të sillte “vdekjen” e qelizave dhe inflamimin e lëkurës.

Së dyti, mos qëndroni shumë orë të ekspozuar në diell, sidomos në pikun e vapës. Mjafton 20 min ekspozimin në çdo anë të trupit përgjatë ditës dhe do të merrni mjaftueshëm ngjyrë kafe. Nëse qëndroni më tepër, thjesht do të dëmtoni lëkurën tuaj. Nuk do të keni asnjë përfitim.

Së treti, nëse ndodh që të digjeni në diell, atëherë duhet të merrni menjëherë masat për t’u mbrojtur nga zgjatja e dhimbjeve dhe djegieve të lëkurës. Gjëja e parë që duhet të bëni, është një dush me ujë të ftohtë që qetëson ndjesinë e djegies në mënyrë të menjëhershme dhe më pas të aplikoni në lëkurën që ju djeg, kos, kos me kastravec, patate, ose luleshtrydhe. Të gjithë këta elementë do t’ju ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe në ndalimin e persistencës së ndjesisë së djegies.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *