Home»Horizonti.al»Çfarë është një mol?

Çfarë është një mol?

Përkufizimi se çfarë është një mol ndryshoi botën e kimisë. Molet lejojnë të kalohet nga një nivel molekulash në njësi më të manovrueshme përmes peshës. Çdo kimist mund të dijë sa atome dhe molekula përmban një mostër. Si? Një mol i çdo substance është një peshë e barabartë me peshën molekulare të shprehur në njësi të masës atomike. Kjo do të thotë që një mol i çdo substance përmban saktësisht të njëjtin numër molekulash. Të gjithë elementet e tabelës periodike kanë një masë atomike të përcaktuar. Për shembull hidrogjeni ka një masë atomike 1,0079, ndërsa oksigjeni ka një masë atomike prej 15.999. Kështu një molekulë uji,H2O (dy atome hidrogjen dhe një oksigjen) do të ketë një masë atomike përafërsisht 18. Pra që është e njëjtë, një mol ujë do të peshojë përafërsisht 18 gramë. Po kështu një mol atomi neoni do të peshojë 20,180 gramë. Por si mund të dihet sesa molekula ekzistojnë një ato 18 gramë të ujit të pastër, ose në një mol ujë?

Amadeo Avogadro lindi në Torino në 9 gusht 1776 dhe jetën e tij ia kushtoi fizikës dhe matematikës. Ai zbuloi në fillim të shek XIX lidhjen mes sasisë së molekulave ose atomeve të një substance dhe moleve. Në përgjithësi një mol i çfarëdo substance përmban 6,022 x 1023  molekula ose atome të kësaj substance. Për nder të tij numri i molekulave në një mol u emërtua “Numri i Avogadros”. Kështu në një mol H2O ka   6,022 × 1023  molekula të H2O-së ose që është e barabartë me 2 × 6,022 × 1023 atome hidrogjen dhe 6,022 × 1023  atome oksigjen.

Dita e molit festohet çdo vit në 23 tetor në Amerikë nga ora  6:02 e mëngjesit në 6:02 të mbasdites duke  shfrytëzuar shifrat e numrit të Avogadros. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *