Home»Histori»“Unë jam vdekja, shkatërruesi i botëve”. Kur Lufta vuri shkencën nën urdhëra

“Unë jam vdekja, shkatërruesi i botëve”. Kur Lufta vuri shkencën nën urdhëra

Kanë kaluar më shumë se 70 vjet që kur bota u njoh me aftësinë shkatërruese të njeriut të bërë realitet në formën e bombës atomike. Lufta e Dytë Botërore vuri shkencën nën urdhra duke u përpjekur të shkaktonte më shumë dëme tek armiku që të mund të mos ngrihej dhe që të mos kundërsulmonte. 5 vitet e konfliktit panë mjetet më të frikshme që bota kishte njohur ndonjëherë. Gjatë Luftës së Madhe armët kimike dhe mitralozët sollën një ndryshim radikal tek arti i luftës dhe eliminuan atë pak art që mbetej për të lënë vetëm dhimbje, dhunë dhe vdekje. Një grup shkencëtarësh, shumë prej tyre hebrenj, u bashkuan kundër fashizmit dhe për të kapur vendin e parë në karrierën e armatimeve të Gjermanisë. Kështu lindi projekti “Manhatan” me armët e shkatërrimit në masë dhe me frikën e një shkatërrimi të plotë.  Në 6 dhe 9 gusht 1945 bambat “Little Boy” dhe “Fat Man” u hodhën mbi Hiroshimë dhe Nagasaki me urdhër të presidentit amerikan, Harry S. Truman. Vranë mijëra japonezë dhe në pjesën më të madhe civilë dhe shërbyen si element frenimi për Japoninë që të hiqte dorë dhe t’i jepte fund konfliktit. Për të tjerë ishte një sakrificë e marrë me qëllimin e vetëm për të reduktuar humbje njerëzish dhe për t’iu kthyer paqes. Për të tjerë një masë jo në përmasa të njëjta duke patur parasysh se Gjermania dhe Italia u mundën dhe Jozef Stalini kishtë rënë dakord t’u bashkohej luftimeve në Paqësor. Lëshimi fshihte një mesazh paralajmërimi për Bashkimin Sovjetik, i cili kishte filluar të prishte marrëdhëniet, pasi kishte triunfuar mbi armikun dhe kjo do të provokonte një karrierë armatimesh dhe një rritje të tensioneve mes dy fuqive gjatë Luftës së Ftohtë. Lëshimi i bombave ndryshoi botën dhe i hapën një portë shkatërrimit absolut dhe me vetëm një buton larg. Ja disa prej fotove të asaj tragjedie. 

Skuadra e bombardimeve. 

Këta janë anëtarët e skuadrës së bombardimeve në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945. Nga e majta në të djathtë në gjunjë: Rreshteri George R. Caron, Joe Stiborik, Wyatt E. Duzenbury. Ushtari Richard H. Nelson, rreshteri Robert H. Shurard. Nga e majta në të djathë në këmbë: Majori Thomas W. Ferebee  i grupit të bombarduesve, majori Theodore Van Kirk, piloti kolonel Paul W. Tibbetts, komandant i grupit të brigadës 509 dhe piloti i Enola Gay, kapiteni Robert A. Lewis, komandant i avionit. 

“U shndërrova në vdekje, shkatërrues i botëve”. 

Këta janë rrjeshta nga “Bhagavad-gītā”, një tekst i shenjtë hinduist dhe fraza e parë që Robert Oppenheimer, fizikant tha pas provës së parë bërthamore në histori në Alamogordo, disa javë para se të lëshohej “Fat Man” mbi Nagasaki. Prova e emërtuar “Trinity” ishte hapi i fundit i “projektit Manhatan” të realizuar nga shkencëtarët Niels Bohr, Enriko Fermi, Ernest Lawrence dhe Luis Walter Alvarez që i paraprinë Gjermanisë për mjetin e parë bërthamor. 

Kërpudha bërthamore. 

Kërpudha bërthamore e formuar nga bomba e dytë atomike e hedhur në Nagasaki në 9 gusht 1945. Pak ditë më vonë në 15 gusht Japonia  do të kapitullonte përfundimisht, çka i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Kapiteni Robert A. Lewis ishte bashkëpilot i të famshmit Enola Gay, bombarduesi B29 që lëshoi bombën në Hiroshima.  Bombarduesi Boeing B-29 u pagëzua për nder të nënës së pilotit, Paul Tibbets, zonja Enola gay Tibbets. Aktualisht avioni gjendet në Steven F. Udvar-Hazy Center në “Smithsonian National Air and Space Museum”.

Koloneli Paul Warfield Tibbets. Koleneli Paul Tibbets, piloti i bombardimit dhe drejtimit të Enola Gay para avionit të tij. Llogaritet që ky bombardues të ketë shkaktuar vdekjen e më shumë se 166 000 njerëzve, pjesa më e madhe civilë. 

“Fat Man” ky është emri që mbajti bomba që u hodh në Nagasaki. Në imazh një imitim me përmasa 3.25 m gjatësi me 1.52 m diametër, peshonte 4630 kg dhe forca e saj ishte 25 kilotonë. U detonua në një lartësi prej 550 metrash mbi qytet. 

Rrënoja. 

Hekur i shkatërruar mes rrënojave. Në këtë gjendje gjendej Hiroshima një vit pas hedhjes së bombës. 

Hiroshima, 1945.  

Fotografi ajrore e Hiroshimës e bërë në vitin 1945 para bombardimit. Në qytet gjendej një bazë armatimesh e ushtrisë japoneze që ishte edhe objektivi kryesor i bombardimit.

Një pemë mes rrënojash. 

Një imazh i një peme mes rrënojash në ndërtesat e shkatërruara nga bomba atomike “Little Boy”, e cila u lëshua në 8:15 të mëngjesit dhe iu desh 55 sekonda të arrinte lartësinë 550 m mbi qytet nga ku do të shpërthente. Sipas ekspertëve shpërthimi krijoi një top zjarri prej 250 m diametër dhe një temperaturë prej 1 milion gradë C.

Rrënojat e Nagasakit. 

Kështu mbeti qyteti japonez i Nagasakit, i cili do të rindërtohej vite më vonë. Ky imazh është marrë në 24 shtator 1945 më shumë se pas një muaji nga bombardimi.

Hiroshima një vit më vonë. Kjo foto është bërë në 27 korrik 1946 dhe këta fëmijë janë në klasë në Hiroshimë. Llogaritet se 60% e qytetit të jetë shkatërruar plotësisht, diçka e dukshme edhe nga dritaret e kësaj klase. 

Spitale të improvizuara. 

Pas shpërthimit të bombave çdo vend ishte i mirë për të pritur mijëra të plagosur. Rrënojat e qytetit njihen aktualisht si Memoriali i Paqes në Hiroshima dhe ka kaluar në trashëgimi të humanizmit nga Uneskoja në vitin 1996 me kundërshtimin e Kinës dhe të Amerikës. 

Viktima të shpërthimit. 

Kjo fotografi është bërë në 5 tetor 1945, një nënë që kujdeset për të birin dy muaj pas masakrës. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *