Home»Horizonti.al»Arrijnë të matin shpejtësinë me të cilën lëviz vdekja

Arrijnë të matin shpejtësinë me të cilën lëviz vdekja

Çdo ditë vdesin në organizmin tonë përafërsisht më shumë se 50 mijë milionë qeliza. Ky është rezultati i një procesi të njohur si apoptoza, e cila konsiston në shkatërrimin qelizor i provokuar nga vetë organizmi që ka për qëllim të kontrollojë zhvillimin dhe rritjen. Nga një pikëpamje mund ta quajmë një lloj vetëvrasje qelizore. Bëhet fjalë për një proces jetësor p.sh është një mekanizëm i rëndësishëm për organizmin tonë për të evituar zhvillimin e kancerit, edhe pse jo gjithmonë ia del. Apoptoza nxitet nga sinjale ose stimuj qelizorë të kontrolluar gjenetikisht. Tani një ekip nga universiteti i Standfordit ka arritur të matë me çfarë shpejtësie lëvizin këta stimuj. Rezultati është se sinjali që nxit vdekjen qelizore udhëton me 30 mikrometra në minutë. Një mikrometër është një i milionit të metrit ose një e mijëta e milimetrit. Kjo do të thotë që vdekja qelizore lëviz me dy milimetra në orë. Po përtej anekdodës gjetja ndihmon për të kuptuar pak nga mekanizmi i apoptozës, diçka që mund të ketë aplikime në të ardhmen për shëndetin. Shkencëtarët kërkojnë të zbulojnë mënyrën për ta kontrolluar që të mund ta përdorin si masë parandalimi të sëmundjeve si kanceri ose Alzhaimeri dhe duke provokuar vrasjen e qelizave të këqija. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *