Home»Analiza»A po përpiqet vërtet Rusia, të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane të mesit të mandatit?

A po përpiqet vërtet Rusia, të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane të mesit të mandatit?

Nga George Beebe

Kur kanë kaluar gati 2 vite, që kur përfshirja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 minoi politikën amerikane, ka shpërthyer sërish zemërimi mbi rolin potencial të Moskës në zgjedhjet e mesit të mandatit, që mbahen në muaji nëntor.

Në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar, udhëheqësit e komunitetit të inteligjencës, vlerësuan se Rusia “vazhdon të angazhohet në operacione të ndikimit negativ”, dhe paralajmëruan se hakerat rusë mund të rifillojnë fushatën e tyre duke synuar ndikimin e votuesve amerikanë përmes lajmeve të rreme, sikurse bënë në vitin 2016.

Ajo konferencë kishte padyshim një synim politik të brendshëm, por është e sigurt të supozohet se këta zyrtarë nuk do të bënin pohime të tilla, dhe as Shtëpia e Bardhë nuk do të organizonte daljen e tyre për mediat, pa patur dëshmi reale të veprimtarisë ruse.

Megjithë dëshmitë rreth realitetit të kërcënimit rus, konferenca la pa përgjigje një pyetje kryesore kryesisht të pa ngritur në media:Çfarë mund të jenë duke menduar rusët? Nëse Moska shpreson të ndjekë axhendën ambicioze dypalëshe që presidenti Putin propozoi në Helsinki, vazhdimi i ndërhyrjes në zgjedhje, do të dukej i përshtatshëm për ta sabotuar të parën.

Në anën tjetër, nëse Kremlini po synon të mos normalizojë marrëdhëniet me Uashingtonin, por më shumë të përçajë dhe pushtojë demokracinë amerikane duke mbjellë mosmarrëveshje, atëherë mund të jetë duke zbatuar një taktikë edhe më kundërproduktive.

Ndonëse amerikanët duken thellësisht të ndarë rreth thuajse çdo çështjeje në debatin tonë kombëtar, ekziston një konsensus i fortë dypartiak në Kapitol Hill, se vendi duhet të bëjë diçka serioze rreth ndërhyrjes ruse. Ndërsa vetë Putini e di mire këtë, pak gjëra janë më efektive në bashkimin e një politike të fragmentuar, sesa ballafaqimi me një armik të përbashkët të jashtëm. Si mund të shpjegohen atëherë veprimet e Rusisë?

 

Veprime për ndikim, dhe jo sabotim

 

Megjithëse zyrtarët e integjencës ishin të qartë, se ata e konsiderojnë Rusinë si një kërcënim të vërtetë për zgjedhjet e nëntorit, ata nuk ishin specifikë mbi për atë që nënkuptonin me “operacionet e vazhdueshme të Rusisë për ndikim negativ”. Në një deklaratë të mëparshme, që përshkruan një sërë kërcënimesh kundër kombit tonë, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Den Koats deklaroi se “ne ende nuk po shohim llojin e ndërhyrjes zgjedhore në shtete të veçanta, dhe në bazat e të dhënave të votuesve, që kemi përjetuar në vitin 2016”.

Kjo sugjeron që operatorët kibernetikë ruse nuk kanë rifilluar përpjekjet për të depërtuar në rrjetet kompjuterike të lidhura me zgjedhjet, përpara se të mbarojnë zgjedhjet e nëntorit, dhe as nuk kanë shkuar përtej aktiviteteve të vitit 2016, për t’u angazhuar në sabotimin e infrastrukturës zgjedhore.

Por Koats paralajmëroi gjithashtu se operacionet e influencës ruse, si mashtrimet në mediat sociale në vitin 2016, kanë vazhduar. “Pavarësisht deklaratave publike nga Kremlini për të kundërtën. Ne vazhdojmë të shohim individë të lidhur me Agjencinë Kërkimore të Internetit me qendër në Shën Petersburg, që hapin llogari të reja në mediat sociale, duke u maskuar si amerikanë, dhe duke i përdorur ato llogari për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve përçarëse.

Nëse pohimi i Koats, se rusët nuk po shënjestrojnë ende infrastrukturën e lidhur me zgjedhjet është i vërtetë, kjo hedh dyshime në pohimet se Moska shpreson të ndihmojë apo dëmtojë kandidatët e secilës parti në zgjedhje. Rusia nuk mund të presë në fakt që nëpërmjet një fushate modeste të mediave sociale, të ndikojë në zgjedhje tek secila parti.

Çdo lloj gjëje më ambicioze, do të kërkonte një aktivitet më të gjerë dhe më të dukshëm. Zgjedhjet moderne, fitohen përmes mikro-synimeve të votuesve të një mendjeje të ngjashme për të nxitur pjesëmarrjen. Çdo përpjekje serioze ruse për të ndikuar në votim, do të kërkonte njohuri të detajuara të demografisë së elektoratit, ose qasjen tek makineritë e votimit që do të lehtësonin manipulimin.

Nga deklarata e Koats, duket se rusët nuk po ndjekin për momentin asnjërën nga rrugët. Po përse atëherë Moska vazhdon një përpjekje për ndikim në mediat sociale, që është me një dobi të dyshimtë në ndikimin e votuesve amerikanë, por është padyshim e efektshme në minimin e marrëdhënieve dypalëshe? Në Uashington, mendojnë se Kremlini nuk ka një interes të vërtetë për afrim.

Përkundrazi, Rusia ka një urrejtje ideologjike ndaj demokracisë, dhe shpreson të minojë sistemin tonë të qeverisjes, duke shfrytëzuar ndarjet sociale. Ky shpjegim nuk është i paimagjinueshëm, por injoron realitetin se Rusia ka marrëdhënie miqësore me shumë prej demokracive të shquara në botë, përfshirë Izraelin, Indinë dhe Japoninë.

Dhe nënvlerëson origjinën e operacioneve manipuluese të mediave sociale ruse, të cilat filluan brenda Rusisë që në mesin e viteve 2000, një përgjigje mbrojtëse ndaj “revolucioneve shumëngjyrëshe” në ish-republikat sovjetike, që u intensifikuan pasi mediat sociale nxitën Pranverën Arabe në vitin 2011, duke bërë që Kremlini të shqetësohej se ishte një fushatë e ndryshimit të regjimit të mbështetur nga SHBA, dhe që së shpejti do të përhapej në Rusi.

Rusët nisën të përdorin aftësitë e tyre të subversionit brenda Rusisë kundër atyre që u perceptuan si “kolona e pestë” e amerikanëve, dhe gradualisht e çuan atë betejë jashtë vendit në Ukrainë dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara.

Nëse Moska e sheh fushatën e saj, si një përgjigje mbrojtëse ndaj ndërhyrjes amerikane në politikën ruse, atëherë ajo mund të shohë se ka pak për të fituar dhe shumë për të humbur duke hequr dorë nga kjo veprimtari, pa marrë lëshime reciproke amerikane.

Putini kujton shpeshherë raste, kur ai bëri lëshime të njëanshme ndaj Shteteve të Bashkuara, të tilla si mbyllja e bazës ruse të mbledhjes së informacioneve inteligjente në Kubë, dhe tërheqja nga baza e saj detare në Vietnam në vitin 2001, pa fituar asgjë në këmbim.

Si rezultat, shumë nacionalistë rusë, e panë Putinin si tepër të etur për të joshur Uashingtonin, dhe shumë ngurrues për t’i rezistuar presionit amerikan. Ai mund të jetë tashmë më i kujdesshëm që të mos i ushqejë ato perceptime, duke urdhëruar hakerat rusë të vazhdojnë aktivitetin e tyre, në kushtet kur mungon një marrëveshje amerikane për të hequr dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Rusisë. / “National Interest” – Në shqip nga Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *