Home»Lifestyle»7 mënyrat se si funksionon Ligji i Karmës

7 mënyrat se si funksionon Ligji i Karmës

  1. Veprimet flasin më tepër se fjalët.

Mund të kesh vërtet qëllime të mira dhe të mendosh se ato të bëjnë një person të mirë. Mirëpo, ligji i Karmës thotë se mendimet e mira, të cilat nuk i vendos në praktikë, shërbejnë më tepër për ta dëmtuar Karmën tënde personale.

  1. Çdo gjë ka vlerë.

Nëse zgjedh të praktikosh ligjin e Karmës, do ta kuptosh shumë mirë se sa të rëndësishme janë veprimet e tua. Edhe aktet më të vogla të mirësisë kanë një efekt tepër të madh në botën që të rrethon, madje më tepër se mund ta imagjinosh ti.

  1. Prano të shkuarën.

Me kusht që të ecim përpara dhe të ndryshojmë gjërat negative të jetës sonë, ne duhet të mendohemi edhe për ngjarjet e së shkuarës. Ligji i Karmës na thotë se duhet ta falim veten tonë për çdo gabim të së shkuarës dhe të përpiqemi t’i shmangim të njëjtat gabime në të ardhmen.

  1. Qëndro në të tashmen.

E shkuara është jashtë kontrollit tonë. Për aq kohë sa ne duam të kemi një të ardhme më të mirë, duhet të kuptojmë se duhet të nisim të ndryshojmë që nga e tashmja. Duke jetuar në të tashmen ne i dhurojmë vetes një të ardhme më të mirë.

  1. Dëshiro të ndryshosh për mirë.

Karma na sugjeron të mos ndalojmë nga frika se mund të dështojmë. Nuk duhet t’i trembemi ndryshimeve tona dhe duhet që përherë të dëshirojmë të shndërrohemi në një version më të mirë të vetes sonë.

  1. Qëndro pozitiv.

Karma na tregon qartë se sa shumë lumturi ekziston në botë. Çdo gjë fillon me ne duke marrë vendimet e duhura. Nëse je duke u ndjerë keq, duhet të kujtosh se vetëm duke menduar pozitivisht mund t’i ndryshosh më lehtë rrethanat dhe ngjarjet në jetën tënde.

  1. Mbaj përgjegjësitë që të takojnë.

Një nga aspektet më të mëdha të Karmës është përgjegjësia që duhet të mbajmë për veprimet tona. Në çdo veprim që bëjmë, duhet t’i marrim në konsideratë edhe gjithë efektet afatgjata që ato do të kenë. Vetëm duke mbajtur përgjegjësitë e duhura, mund të kuptojmë mirë shkaqet dhe mënyrën se si t’i ndryshojmë gjërat në jetën tonë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *