Home»Rretherrotull»11 fakte interesante, që ndoshta nuk i dinit, për Amerikën dhe amerikanët

11 fakte interesante, që ndoshta nuk i dinit, për Amerikën dhe amerikanët

Përveçse është shteti më i madh, Alaska gjithashtu ka bregun më të madh të të gjithë brigjeve të marrë së bashku, afro 10686 kilometra.

Betsy Ross është personi që krijoi flamurin amerikan. Flamuri që njohim sot u dizenjua nga Bob Heft, kur ishte në shkollë të mesme, në vitin 1958. Kur e paraqiti në Shtëpinë e Bardhë projektin e tij, ai u pranua para mijëra të tjerëve.

Shtetet e Bashkuara kanë forcën ajrore më të madhe, me pothuaj 5600 avionë të të gjitha llojeve. Forca ajrore ka gjithashtu 312 anëtarë në detyrë aktive.

Dakota e Jugut ka më shumë lopë se sa njerëz. Popullsia e saj është 859 mijë, ndërkohë që në këtë shtet rriten 3.9 milion lopë.

E projektuar si monument kombëtar në vitin 1924, Statuja e Lirisë zakonisht lidhet me Nju Jorkun. Por në fakt ajo ndodhet në Nju Xhersi.

Të bukur, madhështorë dhe të mbrojtur me ligje federale, SHBA ka 58 Parqe Kombëtare që vizitohen nga mijëra njerëz çdo ditë.

Sistemi GPS është në pronësi të qeverisë amerikane dhe menaxhohet nga Departamenti i Mbrojtjes. Mund ta fikin në çdo kohë, por nuk ka ndodhur kurrë.

Amerikanët “vdesin” për zgara. 81% kanë zgarë jashtë shtëpisë, dhe 47% bëjnë barbeky dy herë në javë gjatë verës.

Për prodhimin e birrës SHBA zë vendin e parë në botë, me 4750 fabrika.

Tre qytete në Amerikë kanë marrë emri Santa Claus. Ata ndodhen në Indiana, Georgia dhe Arizona.

25 milionë të rritur amerikanë jetojnë në shtëpi me prindërit për shkak të papunësisë, ose prej huave për pagimin e arsimimit. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *