Home»Horizonti.al»10 kuriozitete mbi Sirenën e Kopenhagenit

10 kuriozitete mbi Sirenën e Kopenhagenit

U porosit nga një manjat birrash.

Sirena, që në danisht quhet Den lille Havfrue  është një skulpturë bronxi që përfaqëson një sirenë në bregun e portit të Kopenhagenit në Danimarkë. Vepra u porosit në vitin 1909 nga një sipërmarrës birrash, Carl Jacobsen, djali i themeluesit të Carlsbergu-ut, i cili ia dhuroi qytetit pasi ishte instaluar dhe inaguruar në 23 gusht 1913.

U bazua në përrallën e Andersenit.

Figura është frymëzuar nga një përrallë homonime e shkrimtarit të madh, Hans Christian Andersen (1805 -1875) që e publikoi në vitin 1837. Historia rrëfen një dashuri kundër rrjedhës, atë të një vashe të re sirenë dhe një princi që shpëtohet prej saj dhe që rifitoi një popullaritet pas ekranizimit nga Diznei në vitin 1989.

Homazh për një balerinë.

Me këtë statujë Jacobsen kërkonte të nderonte një balerinë daneze, Ellen Price, yllin e “Ballet Real”, e cila kishte korrur sukses atë vit në 1909 për interpretimin në një balet të përshtatur nga teksti i Andersenit. Ky sipërmarrës birre ishte një admirues i divës.

Autori dhe gruaja.

Artisti që do të kryente realizimin e kësaj vepre ishte Edvard Eriksen me origjinë islandeze. Ai ndeshi me një ngërç; Ellen Price nuk pranonte të pozonte nudo për të, kështu që artisti shfrytëzoi si model bashkëshorten e tij. Koka dhe fytyra e Sirenës janë të balerinës.

Karakteristika dhe vendndodhja.

Statuja e bërë me bronx është 1.25 m e lartë dhe peshon 175 kg. Gjendet në shëtitoren bregdetare të Langelinie, mbi disa shkëmbinj që zhyten në detin Balltik, në portin e Kopenhagenit dhe në afërsi të Pallatit Mbretëror të Amalienborg-ut.

Nga skulpturë në simbol.

Pavarsisht se është shumë e re, më se një shekull, Sirena është shndrruar në një nga simbolet kombëtare dhe është një nga veprat ikonë të kryeqytetit së bashku me Teatrin Mbretëror (themeluar në 1748), Muzeun Kombëtar (1807) apo edhe me Pallatin e Amalienborg-ut (1750-1768)

Udhëtimi drejt Kinës.

Në 26 mars 2010, Sirena udhëtoi deri në Shanghai për të përfaqësuar pavijonin danez të Ekspozitës Universale që organizohej në atë qytet. Kjo ishte dalja e parë dhe e vetme jashtë vendit të kësaj skulpture që mbeti 6 muaj në Kinë për aq sa zgjati ekspozita.

Një kopje në Torrejon.

Janë bërë disa kopje të kësaj figure dhe konkretisht më e fundit në Spanjë në Parkun Europa të Torrejon-it, në Madrid të inaguruar në 2010. Është një kopje e vendosur në liqen që imiton vendndodhjen në det të origjinalit.

Han, alter egoja e saj.

Në 3 qershor 2012 u përurua në Elsinor, Danimarkë një alter ego mashkullore e Sirenës e quajtur Han, vepër e skulptorëve  Ingar Dragset dhe Michael Elmgreen që është ulur ashtu si shoqja e tij mbi një gur të madh dhe sheh nga deti.

Akte vandale.

Pavarsisht nga shpallja si monument kombëtar, skulptura ka pësuar disa akte vandale. Nga 1964 dhe  2017 iu pre koka dy herë. Herën e parë nuk iu gjet koka dhe i bënë një tjetër. Ia ngjyrosën fytyrën dy herë, e kanë rrëzuar në ujë me eksploziv, janë përpjekur ta shpërfytyrojnë dhe iu ngjit në dorë një lodër erotike. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *