Home»Bota»Zgjidhja e vërtetë e krizës së emigrantëve

Zgjidhja e vërtetë e krizës së emigrantëve

Afrikanistja Anna Bono çmonton mitet false lidhur me nisjet: “Përgjithësisht kush vjen këtu i përket shtresës së mesme, nuk largohet nga situate varfërie. Kur dëgjoj t’i bëhet apel një “Plani Marshall për Afrikën”, mbetet pafjalë. Në Somali, nga çdo 10 dollarë të dhënë qeverisë, 7 dollarë zhduken pa u ditur se ku përfundojnë”

Që fenomenet migratore të këtyre viteve nga Afrika përfaqësojnë një dramë, është tashmë stërvprovuar. Masa njerëzish ndërmarrin udhëtime të dëshpëruara, përballojnë rrugë të gjata e të rrezikshme në këmbë, hipin nëpër varka tejet të pasigurta dhe, kur nuk përfundojnë në qendrat armiqësore libiane apo nuk thithen nga ujërat e Mesdheut, arrijnë në destinacion pa gjetur atë Eldorado që kishin ëndërruar. Por nëse këto valë migratore disavantazhojnë vendet e emigracionit, ato të migrimit dhe sidomos emigrantët, atëhere duhet ndërhyrë për të vendosur një digë. Po si?? In Terris ka folur për këtë me Profesoren Anna Bono, afrikaniste dhe ish hulumtuese në Historinë e Institucioneve të Afrikës në Universitetin e Torinos, autore e librit “Migranti!? Migranti!? Migranti!?” (shtëpia botuese “Segno”, 2017). Sipas saj, për ta përballuar problemin, është thelbësore që të spastrohet fusha e analizave nga disa mite false që vërtiten akoma rreth këtij fenomeni.

Profesorja Bono, mbi të gjitha kush janë emigrantët që vijnë në Europë nga Afrika?

“Në masën më të madhe, mbi 80%, janë të rinj meshkuj, me moshë midis 18 dhe 34 vjeçëve, që udhëtojnë vetëm. Çiftet dhe familjet janë një pakicë e vogël. Vijnë nga një seri vendesh të Afrikës subsahariane, edhe pse këtë vit ka pasur një pik emigrantësh tunizianë, me një mbizotërim nga Afrika Qendrore e Perëndimore, nga vende si Nigeria, Senegali, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana…”.

Mesatarisht cila është është gjendje sociale e këtyre personave?

“Nuk është e lehtë ta thuash, pasi ka situate edhe shumë të ndryshme midis tyre. megjithatë, duhet thënë se për temën e emigracionit ekziston një mit fals: shumica nuk largohet nga situate varfërie ekstreme. Përgjithësisht janë njerëz të ardhur nga qendra urbane dhe është aty që e maturojnë idenë e lënies së vendit. Kështu që më duket korrekte të theksohet se pjesa më e madhe e emigrantëve i përket shtresës së mesme: njerëz jo të pasur, por as edhe të varfër, në gjendje që t’i paguajnë shtrenjtë ata që u organizojnë udhëtimet”.

Po atëhere si maturohet ideja e të emigruarit, nëse nuk je në gjendje varfërie dhe nuk jetohet në zona konflikti?

“Për t’u përgjigjur mendoj se është e rëndësishme të citohet Ministri i Senegalezëve Jashtë Vendit, që disa vite më parë ka thënë në një intervistë: “Këtu nuk largohen njerëz që nuk kanë asgjë. Këtu largohen njerëz që duan më shumë”. ideja e përhapur në Afrikë është se mjafton të arrihet në Europë për ta shijuar mirëqenien, por ama pa marrë në konsideratë faktin se prapa pasurisë së prodhuar ka sakrifica”.

Si ushqehet ky iluzion?

“Ato që e ushqejnë janë faktorë të ndryshëm. Mbi të gjitha një: trafikantët, që siç është e njohur menaxhojnë pjesën më të madhe të udhëtimeve drejt Europës. Janë ata që e forcojnë këtë ide, natyrisht që e bëjnë për të siguruar klientë. Është e nevojshme të nënvizohet se më 13 qershor është botuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit (UNODC) një raport nga i cili del se në 2016 këto organizata kriminale kanë transportuar të paktën 2.5 milion njerëz, prej të cilëve rreth 400000 drejt Italisë, duke nxjerrë në total midis 5.5 dhe 7 miliard dollarëve. Raporti shpjegon në mënyrë të detajuar sesi funksionin afrimi ndaj klientëve, puna bindëse, pse jo edhe cilat janë tarifat e ndryshme”.

Por a ekziston një punë shkurajuese nga ana e kujt ka arritur tashmë në Europë dhe ka kuptuar se “Eldorado” ishte një iluzion?

“Përkundrazi, kush vjen në Europë nuk bën gjë tjetër veçse e ushqen më shumë për të afërmit dhe miqtë e vet në Afrikë idenë se ka arritur në një objektiv për të cilin ja vlen barra qiranë të shpenzohet dhe të rrezikohet. Tendenca është ajo e përshkrimit të situatave pozitive, edhe kur nuk janë të tilla, për ta justifikuar zgjedhjen e bërë. Por duhet thënë se shpesh kush arrin praktikisht nuk ka asgjë për të cilën të ankohet: përderisa pothuajse të gjithë kërkojnë dhe sigurojnë azilin, të paktën në vitet e para gëzojnë një sistem mbrojtjeje dhe asistence që u ngjall zili atij që nuk është nisur akoma”.

Dakord, por lajmet e kalimit nëpër shkretëtirë, të kampeve libiane, të tragjedive në Mesdhe nuk duhet të përfaqësojnë një shkurajues ndaj atij që dëshiron të niset?

“Problemi është se këto situate i njohim më shumë ne sesa ata. Aksesi në mjetet e informacionit të afrikanëve, edhe të atyre që jetojnë nëpër qytete, është mjaft i kufizuar. Pavarësisht kësaj, shumë i njohin rreziqet dhe janë të gatshëm që t’i pranojnë, ashtu siç nuk mund të përjashtohet që shumë të tjerë, ndoshta fillimisht të gatshëm që të nises, tërhiqen pikërisht në funksion të këtyre tragjedive. Lidhur me këtë aspekt do të doja të nënvizoja rëndësinë e punës së kundërinformacionit që po zhvillojnë disa subjekte në Afrikë”.

Të lutem…

“Disa qeveri, ashtu si shumë konferenca episkopale afrikane, po përpiqen që t’u shpjegojnë të rinjve se sa kushton, se sa rrezikohet dhe se sa pak sigurohet në perspektivë për të emigruar në vende ku nuk ka as punë, as mundësi konkrete integrimi ekonomik dhe social”.

Cilat qeveri po e bëjnë këtë punë?

“Ajo e Senegalit, e Nigerit dhe, nga 2014, edhe ajo e Malit, e cila po bën një propagandë të fortë për të demonstruar se një vend nga i cili emigrojnë qytetarët e tij më të rinj e më të fortë nuk do të rritej kurrë. Akoma: duke filluar nga viti i kaluar dhe në bashkëpunim me autoritetet religjioze, si kristiane, ashtu edhe islamike, ajo e Sierra Leones. Janë hapa të vehjël përpara që inkurajojnë të rinjtë për të mos u larguar, por për të qëndruar që ta përmirësojnë vendin e tyre”.

Po refugjatët? Cili është numri i saktë i tyre?

“Raporti i fundit i Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) flet për mbi 60 milion të larguar në përgjithësi. Pastaj, nëse flasim për refugjatë, domethënë për njerëz që largohen jashtë vendit prej luftërave dhe persekutimeve, shifra është rreth 20 milion. Prej këtyre vetëm një pakicë e vogël vjen në Itali, kërkon azil dhe e merr atë: për saktësi, në 2015 kanë qenë 3555, në 2016 kanë qenë 4940 dhe në 2017 kanë qenë 6578”.

Pse janë kaq pak? Ideja e përhapur është se konfliktet janë shkaku kryesor i emigrimacioneve…

“Sepse pjesa më e madhe e atyre që largohen nga lufta gjen azil sapo kalon kufirin, nga ana tjetër Konventa e Gjenevës parashikon që i larguari të kërkojë menjëherë azil në vendin e parë nënshkrues të Konventës ku i shkel këmba. Pastaj, ka edhe një motiv të dytë: kush ikën nën kërcënimin e persekutimit dhe të luftës kërkon që të qëndrojë sa më afër shtëpisë pasi ideja është ajo e të kthyerit sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Sa ndikon mbi emigracionin edhe shfrytëzimi i resurseve? Mendoj për shembull për land grabbing, domethënë akaparimin e trojeve nga ana e vendeve apo industrive të huaja…

“Sigurisht që ka faktorë të cilët kanë një ndikim të tyrin. Përgjegjësitë duhen kërkuar parasëgjithash tek qeveritë afrikane, të cilat – për të qëndruar tek tema e land grabbing – preferojnë që t’ua shesin trojet industrive apo vendeve që kanë uri për toka të punueshme (Kinë, Indi, Arabia Saudite) duke future menjëherë në xhep para në vend që të stimulojnë bujqësinë vendore edhe nëpërmjet investimeve. Afrika është e pasur në resurse minerare, mendoj këtu për kobaltin, por sidomos për naftën, e cila blihet dhe paguhet nga kompanitë, por problem është të kuptohet se ku përfundojnë paratë”.

Ku?

“Po ju jap një të dhënë: në vitin 2014 nga 77 miliard dollarë që duhej të arkëtonte Enti Kombëtar Nigerian i Naftës, 14 miliard nuk janë depozituar kurrë. Kanë përfunduar në ndonjë llogari bankare, ndërkohë që duhej të shërbenin për zhvillimin social të vendit. Megjithëse duke qenë prodhuesi i parë i naftës në kontinent, Nigeria e importon nga jashtë naftën e rafinuar. Kini parasysh se Afrika prej më shumë se 20 vitesh regjistron një rritje të konsiderueshme ekonomike dhe në radhë të parë janë vendet nga ku vjen pjesa më e madhe e emigrantëve, vetëm se këto resurse plaçkiten ose u vijnë për mbarë pak elitave”.

Në Këshillin Europian të fundit shtetet janë impenjuar që të kontribuojnë më tej për Fondin e Bashkimit Europian për Afrikën, duke i dërguar 500 milion euro të tjera. Është kjo një mënyrë për “t’i ndihmuar në shtëpinë e tyre” apo për të ushqyer korrupsionin që sapo keni përmendur?

“Këto 500 milion janë një sasi e mëtejshme, që u shtohet miliardave që çdo vit i destinohen Afrikës nga bashkëpunimi për zhvillimin i Shteteve të Bashkuara dhe i Europës. Në fakt, kur dëgjoj t’i bëhet apel një “Plani Marshal për Afrikën”, mbetem pafjalë, pasi resurse tashmë dërgohen në sasira të mëdha, por destinatarët e tyre, domethënë qeveritë, janë pak të besueshme. Po ju jap një shembull: në Somali, që është një prej vendeve më shumë të asistuara, Banka Botërore disa vite më parë ka demonstruar se nga 10 dollarë që i jepen qeverisë, 7 dollarë nuk dihet se ku përfundojnë”.

 

Ju keni përmendur Somalinë, ku është e fortë prania e radikalizmit islamik: është e mundur që këto para të cilat nuk dihen se ku përfundojnë të përfundojnë duke pasuruar grupet xhihadiste?

“Eh, kush e di… E sigurtë është se këto grupe kanë burime fitimi shumë të mëdha dhe sponsorë shumë të fuqishëm. Veç kësaj, shpesh janë përzier në trafiqe të paligjshme: shpërndarje droge, armësh, gjueti të paligjshme. Vite më parë është zbuluar se Al Shabaab i Somalisë mban rreth 40% të fitimeve të siguruara nga shitja e dhëmbëve të elefantëve. Ki parasysh se në Keni ekziston një shprehje: “Sot është vrarë një elefant, nesër do të vritet një njeri”, pikërisht për të nënvizuar korelacionin midis gjuetisë pa leje dhe terrorizmit”.

Një hulumtim i Kombeve të Bashkuara zbulon se në 2050 do të ketë një rritje të mëtejshme demografike në Afrikë dhe një rënie në Perëndim. A nuk do të jetë emigracioni masiv një fenomen gjithnjë e më i pashmangshëm?

“Parasëgjithash, bëhet fjalë për projeksione, jo për të dhëna të sigurtë. Nuk është aspak e thënë që pas 30 vjetësh situata do të mbesë e njëjta si sot në termat demografikë. Me politika të mira familjare dhe me një shkëmbim kulturor mund të përmbyset tendenca demografike në Perëndim, ashtu siç është e mundur në radhë të parë që popullsia afrikane nuk do të rritet siç e parashikojnë Kombet e Bashkuara (tashmë regjistrohet një variacion i vogël për poshtë respektivisht prognostikimeve të pak viteve më parë) dhe që Afrika pastaj të bëhet më së fundmi një continent në gjendje që të zhvillohet dhe t’i bindë të rinjtë e saj që të mos largohen duke ushqyer trafiqet klandestinet të emigrantëve”.

Duke kaluar tek Italia, si i vlerësoni polemikat e kohëve të fundit midis qeverisë italiane dhe OJQ-ve?

“Sipas mendimit tim, mënyra e të operuarit e shumë OJQ-ve është shumë e diskutueshme, pasi vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me trafikantët dhe parashikojnë futjen thuajse në ujërat territorial libiane për të kaluar më pas drejt Italisë, edhe pse mbajnë flamurin e një shteti tjetër, edhe pse porti më i afërt është tjetërkund. Edhe qeveria e mëparshme, nëpërmjet ministrit Minniti, e kishte ngritur problemin dhe kishte menduar që të merrte masa. Qeveria e re po demonstrohet jo vetëm më e vendosur, por qëllimi ka mbetur ai i respektimit të sovranitetit kombëtar dhe i ligjeve ndërkombëtare”.

Për të ndryshuar moton e një iniciative të kohëve të fundit, nuk ka rrezik se duke mbyllur portet “nuk je më njerëzor”?

“Europa në përgjithësi, por specifikisht Italia, është shumë larg nga faza më e begatë e historisë së tyre: të dhënat e fundit na flasin për 5 milion italianë në varfëri absolute dhe qindramijëra italianë emigrojnë jashtë, Italia është e 20-a midis vendeve me emigracion. Në këtë situate, është e drejtë që të pengohen njerëzit të arrijnë në një vend që mund t’i asistojë në periudhë afatshkurtër, por që nuk është në gjendje t’u garantojë atyre një të ardhme dinjitoze. Kush vjen nga Afrika në Itali ka mundësi shumë të pakya që të ndërtojë një jetë: në shumicën e rasteve je i detyruar që të jetosh me lëmosha, të punosh në të zezë dhe në kushte çnjerëzore, ndoshta në ndonjë parcel domatesh apo të frysh radhët e krimit të organizuar”.

Domethënë mbyllja e porteve mund të jetë një mënyrë shkurajimi e udhëtimeve klandestine?

“E saktë. Është e rëndësishme që të ushqehet kalimi i fjalës midis emigrantëve. Ekzistojnë shumë dëshmi të rinjsh që e kanë filluar udhëtimin drejt Europës, por që nuk kanë arritur të përfundojnë në destinacion, të cilit pohojnë se po ta kishin ditur nuk do të shpenzonin aq shumë para dhe harxhuar kot vite të jetës së tyre për një ndërmarrje kaq joshëse. Mënyra e vetme për t’i shkurajuar këto projekte pa të ardhme është pikërisht ajo e demonstrimit se udhëtimi i shpresës është një iluzion, se në destinacion nuk arrihet: dhe mbyllja e porteve është mesazhi më i prerë që mund të bëhet”.

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *