Home»Bota»Terror në autobus, pasagjerët sulmohen me thika

Terror në autobus, pasagjerët sulmohen me thika

Hija e terrorizmit rikthehet në Gjermani. Në një autobus të një linje që lidhte qytetin me detin, sot një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona dhe ka plagosur katër të tjerë. Nuk është sqaruar motivi dhe autoritetet hetuese për momentin nuk përjashtojnë asgjë, as edhe një aksion terrorist. 

Sulmi ka ndodhur në Lybek, pak para orës 14.00, në lagjen Kuecknitz, në një autobus që ishte nisur për në Travermuende, në detin Balltik, ku ishte parashikuar inaugurimi i një festivali, Java e Travermuendes. 

Autobusi ishte plot kur atentatori ka nisur të sulmojë. Shoferi është ndalur menjëherë dhe ka hapur dyert, duke bërë që pasagjerët të dalin me shpejtësi jashtë. Tre prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa të tjerët kanë marrë plagë më të lehta. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *