Home»Horizonti.al»Pas 8 vitesh përndjekje, kapet krokodili 600 kilogramësh në Australi

Pas 8 vitesh përndjekje, kapet krokodili 600 kilogramësh në Australi

Këtë të martë një krokodil përbindësh i ujërave të kripura me peshë prej 600 kg u kap më në fund në Australi pas një përndjekje prej 8 vitesh. Kafsha me gjatësi prej 4.7 metrash u kap në një gracë të vendosur në lumin e qytetit verior, Katherine, pasi u zbulua për herë të parë në vitin 2010. Besohet se ka moshë 60 vjeçare. -E kemi quajtur me shumë emra përgjatë viteve dhe ka qenë shumë e vështirë ta kapje, – tha roja e parkut, John Burke për rrjetin televiziv ABC. -Ëshë i frikshëm, por edhe duhet admiruar madhësia e kafshës dhe mosha që ka. Duhet patur respekt për të. -Kafsha u çua në një rezervat për krokodilë për ta mbajtur larg popullatës, – tha shefja e operacioneve të faunës së egër për territorin e veriut, Tracey Duldig. Është krokodili më i madh që ka nxjerrë lumi Katherine. Rojet e parkut kanë kapur rreth 250 krokodilë problematikë çdo vit dhe sigurohen që të mos mbërrijnë në zonat e banuara dhe të përbëjë një rrezik. Krokodilët e ujërave të kripura janë të zakonshëm në veriun tropikal të Australisë dhe vrasin mesatarisht 2 njerëz në vit. Popullata e këtyre lloj zvarranikësh u shumëfishua pas shpalljes si specie në mbrojtje në vitet 1970. Vrasja e një të moshuare vitin e kaluar rizgjoi mendimin e reduktimit të numrit të tyre. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *