Home»Horizonti.al»Mister në Egjipt: i kujt është ky sarkofag i madh?

Mister në Egjipt: i kujt është ky sarkofag i madh?

Gërmimet që kryhen vazhdimisht në Egjipt vazhdojnë të sjellin zbulime të mrekullueshme. Më i fundit ndër to është një sarkofag i madh i prodhuar me granit që është gjetur rreth Aleksandrisë. Ishte i groposur në thellësi prej 5 metrash dhe ekzaminimet e para tregojnë se i përket periudhës ptolemake që shkon nga 323 deri në 30 para krishtit. Ajo që tërheq vëmendje është përmasa e tij, gati 3 metra. Arkeologët shpjegojnë se gjendja e llaçit tregon se sarkogafu nuk ka qenë hapur asnjëherë, çka do të thotë se trupi i ruajtur brenda është ruajtur nga plaçkitësit. Të kujt janë mbetjet e këtij sarkofagu? Gjithçka tregon se i përkasin ndonjë personi të rëndësishëm. Një bust prej mermeri gjendet brenda në varr, ndoshta pronë e zotit të varrit. Për fat të keq fytyra e statujës është prishur dhe e pamunur për t’u njohur. Arkeologët beojnë se është bërë qëllimisht, po përse? Për momentin është një mister pa përgjigje. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *