Home»Magazine»Letersi»“Karroca e jetës” poezia realiste e Aleksandër Pushkin. Ia vlen të lexohet…

“Karroca e jetës” poezia realiste e Aleksandër Pushkin. Ia vlen të lexohet…

Karroca e jetes ecën shpejt
Sido që është e ngarkuar
Dhe karrocieri, koha vetë
S’qëndron gjëkundi për të pushuar

N’agim me gaz ne udhëtojmë
Dhe kokën s’pyesim se e lëmë
Përtesën, dhelet i përcmojmë
Bërtasim:”Hey..jepi c’i…”

Por në mesditë të kapitur
E mbledhim veten, kemi frikë
Ç’do proshkë e gropë e papritur
Thërrasim: “Me ngadalë, or mik!”

Karroca rend në mbrëmje vonë
Mbi të dremisim ne të heshtur
Gjersa arrijmë strehën tonë
Dhe koha kuajt nget pareshtur…

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *