Home»Motivuese»Fjalimi përlotës: “Si ta luftojmë racizmin…?”

Fjalimi përlotës: “Si ta luftojmë racizmin…?”

“Kur isha 15 vjeç, unë kisha një punë timen. Përveç meje dhe një mikut tim të ngushtë, gjithë të tjerët ishin afrikano-amerikanë nga jugu i Chicago-s. Të gjithë ata ishin në moshën e babait tim. Ishin kaq të rrahur nga varfëria, saqë i kishte kapluar pesimizmi. Unë i doja ata dhe ata më donin mua.

Por unë e pyesja veten vazhdimisht: “Pse? Pse duhet të jetoja unë një jetë të këndshme dhe ata jo?”. Për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre. Duket si kontradiktë, sepse baza e madhështisë së Amerikës duhet të ishte liria.

Kur u ndez lufta në Vietnam, u shpallën dy zgjedhje. Kur të mbushje 18 vjeç, ose do të pranoje të shkoje në burg, ose do të pranoje të shkoje në luftë. Një tjetër mundësi ishte të arratiseshe nga vendi dhe të quheshe kriminel.

Unë kisha shumë pyetje dhe iu bashkova lëvizjeve për të drejtat qytetare në atë kohë. E shpreha edhe mendimin tim rreth luftës. Kur isha 19 vjeç, miku im Gary më tha: “Eja me mua në Europë për pushimet e verës”. I thashë se nuk kisha para dhe ai ma ktheu: “As unë, por Franku do të paguajë për të dy ne. Franku ishte një menaxher atje ku punonim dhe ishte me ngjyrë. Unë pranova. Fluturimi i parë ishte për në Islandë. Duke qenë se në atë kohë nuk kishte vullkane në Islandë, shkuam drejt Luksemburgut.

Mbaj mend ditën kur Frenkun e vodhën. Nuk kishim shumë lekë me vete, sepse edhe ditën e parë në Luksemburg e kaluam në një çadër kampingu. Ne aq mund të përballonim, por ai u grabit dhe as atë nuk mund ta paguanim dot. Në atë kohë, unë kuptova akoma më shumë se hipokrizia dhe diskriminimi për njerëzit me ngjyrë, ishin po njësoj edhe në Luksemburg, vetëm se në një formë tjetër. Ama mbetej racizëm.

Unë e doja vërtet ndryshimin. E dëgjova Martin Luther King të thoshte se nëse nuk ke një ideal në jetë, nuk ke asgjë me kuptim për të jetuar. Unë po e kërkoja atë ideal. Pastaj foli Mahatma Gandhi dhe i lexova fjalët e tij. “Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë”. Nuk duhet thjesht të flasim dhe të revoltohemi, por të jemi ne ndryshimi që duam të shohim.

Pastaj unë arrita në përfundimin tim. Ishte si një formë thirrjeje nga zemra ime, se ndryshimi që duhet të bëja duhet të ishte shpirtëror”.

Radhanath Swami

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *