Home»Horizonti.al»Deshifrohet papirusi mjeksor më misterioz i antikitetit

Deshifrohet papirusi mjeksor më misterioz i antikitetit

I quajtur papirusi i Baselit daton para 2000 vjetësh. Të gjitha studimet kanë përcaktuar si autor Galenon, mjekun më të famshmëm të historisë pas Hipokratit. Deri më tani askush nuk kishte mundur ta deshifronte përmbajtjen e tij. Një kërkim i realizuar nga ekipi i universitetit të Standfordit arriti ta zgjidhte misterin. Ata përdorën teknologjinë më të të avancuar dhe mundën të zbulojnë se papirusi ishte i formuar nga shumë të tjerë, të palosur njëri mbi tjetrin. Kur u ndanë u bë i mundur deshifrimi. Më në fund, dhe ashtu siç dyshohej bëhej fjalë për një tekst mjeksor që trajton të ashtuquajturën apne (mungesën e frymëmarrjes) histerike. Kjo lejoi të konfirmohej se autori ishte Galeno, ose në mungesë të tij dikush që ka komentuar punën e tij. Sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për një zbulim interesant sepse shumica e papiruseve janë letra ose dokumente administrative, ndërsa nuk ka shumë që të përmbajnë tekste letrare ose shkencore. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *