Home»Horizonti.al»Akujt e Karakorum-it në Pakistan, një anomali akullnajore

Akujt e Karakorum-it në Pakistan, një anomali akullnajore

Një model meteorologjik i veçantë karakterizon akujt e Karakorum-it, një regres që këta akuj pësojnë në të gjithë botën. Ndërsa akujt e Groelandës, Alaskës, Norvegjisë dhe të Andeve, Antarktida dhe Himalaja humbin volum vit pas viti, ata të Karakorumit rriten me ritmin e 11 cm në vit. Kjo dukuri u kishte shpëtuar shkencëtarëve për shkak të pamundësisë së arritjes në atë vend të rrethuar nga male të frikshme në veri të Pakistanit, mes tyre K2 që ka një lartësi prej 8611m dhe është maja e dytë më e lartë në botë. Gjeografi kanadez Kenneth Hewitt nga universiteti Wilfrid-Laurier vizitoi disa herë rajonin në vitet 90-të dhe konstatoi që akulli jo vetëm ishte shumë, por edhe që tepronte, kjo sipas përshtypjeve të tij në vitin 2005 në një studim të titulluar “Anomalia e Karakorum-it”. Edhe pse ideja u prit me skepticizëm, imazhet e relieveve topografike të marra nga anija “Endeavour” dhe nga sateliti “Spot 5” kanë lejuar vërtetësinë. Një studim i mëpasshëm i Sarah Kapnick-ut, shkencëtare për shkencat atmosferike dhe oqeanografike nga universiteti i Prinstonit, të publikuar në revistën “Nature Geoscience” sjell një shpjegim për këtë veçanti të akujve të këtij sistemi malor të vendosur në perëndim të Himalajave. Pasi analizoi të dhënat e temperaturave dhe të reshjeve në vargmalet e vijëmësisë që shënojnë kufijtë mes Kinës, Pakistanit, Indisë dhe Nepalit- Karakorum, Himalaja qendrore dhe juglindore, Kapnick dhe ekipi i saj kostatuan se në Karakorum bie më shumë reshje dëbore gjatë dimrit dhe jo shumë gjatë musoneve të pranverë-verës, periudhë në të cilën bie dëborë në Himalaje. Këto reshje të prodhuara kur temperaturat janë shumë të ulëta afër pikës së ngrirjes kontribuojnë në akumulimin e një sasie të madhe akulli të fortë dhe rezistent. Sipas Kapnic-ut nëse ndryshimet klimaterike do të vazhdojnë me prirjet aktuale, Karakorum-i do të preket edhe ai nga ky ndryshim. Nuk duhet harruar se akujt e këtij vargmali së bashku me ato të Himalajave janë rezerva kryesore e ujërave të ëmbla për miliona njerëz në vendet aziatike. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *