Home»Magazine»Personazhe»“Zgjidh dashurinë”. Nga fëmijëria e vështirë e P!nk e deri më sot, në majat e suksesit të saj…

“Zgjidh dashurinë”. Nga fëmijëria e vështirë e P!nk e deri më sot, në majat e suksesit të saj…

E vlerësuar si femra më e bukur për këtë vit nga revista “People”, si dhe e konsideruar si “një nga personat më të dashur ndër personat publikë, P!nk sot është një nga ikonat më me ndikim në muzikën pop. Por cila ka qenë e shkuara e një këngëtareje kaq të pëlqyer nga shumë prej nesh? E shkuara e saj mbart një histori të dhimbshme, të cilën do të mund ta lexoni në këtë material.

Në fëmijëri, ajo vuante nga një sëmundje pulmonare, e cila rrezikonte t’i merrte edhe jetën. Pak kohë më pas, prindërit e P!nk u divorcuan dhe i ati u largua nga shtëpia. Një ngjarje e tillë e shkatërroi P!nk, e cila ishte tepër e re në atë kohë. Mënyra më e mirë që ajo të shprehte ndjenjat e saj, ishin poezitë. Me kalimin e kohës, poezitë u bënë shtysa që ajo të shkruante vetë tekste këngësh dhe t’i këndonte në një lokal nate me muzikë live. Shumë shpejt, muzika u bë ngushëllimi i dhimbjes së saj.

Fillimi i karrierës së P!nk nis me përfshirjen në një grup R&B, i cili kishte në kontratë vetëm detyrimin për të realizuar një këngë, por që nuk u nda, edhe pse kënga u realizua. Pastaj P!nk kaloi në një grup tjetër R&B, por këtë herë me një producent të famshëm. Gjithsesi, kjo gjë sërish nuk i dha P!nk famën që kërkonte, ndaj ajo vendosi të hiqte dorë nga muzika në atë kohë.

Gjatë një mbrëmje me personalitete të njohur, një producent muzikor i tha P!nk: “Nëse do të korrësh sukses të madh, fillo të këndosh vetëm. Një talent si yti nuk duhet të kalojë pa u vënë re”. E vendosur për të bërë emër në industrinë muzikore, ajo shkoi sërish në studio dhe regjistroi albumin e saj të parë “Can’t take me home”, i cili u bë një hit në atë kohë, si dhe i siguroi një sërë çmimesh këngëtares në fjalë.

Më vonë, ajo u përshi në turin e famshëm muzikor të grupit të njohur N’ Sync dhe pas tij, realizoi e vetme një këngë mjaft të ndjerë për ndarjen e prindërve të saj. Kënga u titullua “Family Portrait” (Portreti i familjes), për të cilën ajo është shprehur: “Unë shkova në studio dhe nuk e dija se çfarë do të këndoja, derisa 20 minuta më vonë isha duke qarë”. Kënga u fut në Top 20 këngët më të mira dhe i siguroi këngëtares mjaft fansa nga e gjithë bota.

Kënga i preku edhe prindërit e saj, të cilët e kuptuan se sa shumë kishte ndikuar divorci i tyre në jetën e P!nk. “Ajo këngë na bëri të rifillonim komunikimin tonë dhe tani, kur ulemi në një tavolinë, ne e pyesim njëri-tjetrin se si jemi” u shprehën prindërit e saj.

Më pas, vështirësitë nuk mund të mos ishin sërish pjesë e jetës së saj. U martua me një garues, por dy vite më vonë, nisën problemet në çift dhe ata u ndanë. Ashtu si në fëmijërinë e saj, P!nk e gjeti ngushëllimin përsëri tek muzika dhe duke nxjerrë tashmë një album, i cili e bëri këngëtaren më të fortë, por edhe e nxiti të reflektonte gjatë. Pasi folën për problemet e tyre, çifti u lidh përsëri duke qenë këtë herë më të fortë se kurrë.

P!nk vazhdon të bëjë këngë të reja duke e frymëzuar botën, të kërkojë për dashurinë edhe në kohërat më të këqija. “Sipas meje, ekziston vetëm dashuria dhe frika. Zgjidh dashurinë” është shprehur këngëtarja. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *